Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

Video/ Juventus, sa vuajtje për tu kthyer të fitorja: Rugani rrëzon në shtesë Frosinonen

Lapsi.al 25 February 2024
Video/ Juventus, sa vuajtje për tu kthyer të fitorja: Rugani
Juventus mposhti 3-2 Frosinonen në ndeshjen e drekës së javës së 26 të kampionatit dhe rifitoi tre pikët pas 4 ndeshjesh pa fitore. Bardhezinjtë e zhbllokuan ndeshjen pas vetëm 3' me Vlahovic, por u arritën dhe u tejkaluan me golat e Cheddira (14') dhe Brescianini (27'). Dy gabime të rënda në mbrojtje që i kushtuan përmbysjen teknikut Allegri, që ndryshe nga sa mendohej u rreshtua edhe njëherë me të preferuarin 3-5-2. Vlahovic mendoi të mbante në këmbë skuadrën e Max Allegri, duke shënuar dygolëshin personal në minutën e 32'. Në pjesën e dytë vendasit u përpoqën të bënin presion, por e bënë këtë në mënyrë të çorganizuar dhe joefektive. Për fatin e tyre, në sulmin e fundit u shpërblyen me devijimin e mbrojtësit Rugani në zhvillimet e një goditje këndi. Allegri mund të marrë frymë përsëri. Lexo më tej: Dy humbje e një barazim e bëjnë Juventusin për psikolog: Allegri kërkon ndihmën e profesionistëve Në frymën e fundit Juventus rikthehet te fitorja. Në Allianz Stadium përfundoi 3-2 kundër Frosinones. Bardhezinjtë ndërprenë kështu serinë e katër ndeshjeve radhazi pa gëzimin e tre pikëve dhe konsoliduan vendin e dytë, me 57 pikë. Në Torino vendasit kaluan në avantazh në minutën e 3' me Vlahovic dhe më pas pësuan një parakalim befasues nga Frosinone. Cheddira shënoi në minutën e 14' dhe Brescianini në minutën e 27'. Barazimi erdhi edhe njëherë nga i zakonshmi Vlahovic, në minutën e 32'. Golin e fitores e shënoi Rugani në minutën e 95', atëherë kur as vetë Allegi nuk po shpresonte më.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33