Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

E përndjek e i dërgon video: "Një grua është e fiksuar për të bërë seks me Alexander-Arnold"

Lapsi.al 25 February 2024
E përndjek e i dërgon video: "Një grua është e

The Sun tregon një histori të pabesueshme për mbrojtësin e Liverpool, Trent Alexander-Arnold. Futbollisti i kombëtares angleze është viktimë e përndjekjes, prej një viti, nga një grua. Ajo i dërgon foto dhe video të pahijshme dhe e përndjek kudo që ai shkon.

ALEXANDER-ARNOLD I PËRNDJEKUR NGA NJË GRUA

“Asi i Liverpool, Trent Alexander-Arnold ka punësuar siguri private, pasi përndiqet prej një viti nga një fanse e uritur për seks”, është titulli i The Sun që raporton për dramën që po përjeton futbollisti anglez. Gruaja prej një viti i dërgon foto dhe video të pahijshme. E nuk ja dërgon vetëm atij, por edhe familjes së tij. Ajo gjithashtu është shfaqur disa herë poshtë shtëpisë së Trent, në fushën e stërvitjes dhe në restorantet e preferuara të Trent. Për këtë arsye, mbrojtësi i djathtë ka ndryshuar numrin e telefonit, ka punësuar një detektiv privat dhe një roje sigurie.

Lexo më tej: Ikona majmunësh në fotot e Alexander-Arnold e Keita, ndërhyn Liverpool: "Tani mjaft"

"NJË VIT FERR"

Një burim i afërt me futbollistin tha: "Ky ka qenë më shumë se një vit ferri për Trent. Kjo grua e ka terrorizuar atë dhe familjen e tij, duke e bombarduar me mesazhe të pahijshme. Ajo ka marrë numrin e tij dhe e telefonon pafundësisht. I dërgon letra tronditëse dhe materiale të pahijshme në shtëpinë e tij në Cheshire". Një 2023 vërtet i veçantë për Alexander-Arnold, i cili në tetor pa vdekjen para syve në një aksident më unik sesa të rrallë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33