Flash

Video/ Penalltia e Immobile trondit një Bayern Munich me 10 lojtarë: hap drejt çerekfinaleve edhe për PSG

Lapsi.al 14 February 2024
Video/ Penalltia e Immobile trondit një Bayern Munich me 10 lojtarë:

Në Olimpico ndodh befasia e madhe: Lazio mposht Bayern Munich 1-0 me një penallti të Immobile në minutën e 69'. Episodi kyç, sepse Upamecano, që pengoi Isaksen, u ndëshkua edhe me karton të kuq. Me 10' lojtarë në 20 minutat e fundit, bavarezët nuk mundën të bëjnë gjë për barazimin. Fiton ndërkohë PSG, pa asnjë problem, 2-0 ndaj Real Sociedad. Mbappe zhbllokoi ndeshjen në minutën e 58', ndërsa Barcola mbylli llogaritë në të 70', me francezët që shohin të sigurtë nga çerekfinalet.

LAZIO 1-0 BAYERN MUNICH

Ishin favoritët e mëdhenj të ndeshjes dhe rastin e parë për gol Kane e kishte në minutën e 7'. Krosimin e Muller anglezi e dërgoi lart nga fare pranë. Në minutën e 22', Luis Alberto drithëroi Neuer me një goditje të shkëlqyer që nuk shkoi larg nga këndi i sipërm. Bayern shtyu përpara me forcë dhe nëse ishte ende në 0-0 Lazio duhet të falenderojë edhe fatin. Goditja e lirë e Sané pak pas gjysmë ore lojë e bëri Olimpico të dridhej, por topi goditi shtyllën në të majtë të Provedel. Në minutën e 40' Bayern Munich ndërtoi aksionin më të mirë të ndeshjes: 4 pasime në hapësirë të ngushtë, por Musiala goditi lart nga fare pranë.

Rasti më i pastër për shënim ishte ai që u gjend në këmbët e Isaksen në fillimin e pjesës së dytë: Kim nuk mbylli hapësirën, por sulmuesi i Lazios humbi kohën dhe më pas u ndal nga Neuer. Pika e kthesës erdhi në minutën e 66': faull i Upamecano në zonë ndaj Isaksen, karton i kuq dhe penallti që Immobile e konvertoi në golin që vendosi ndeshjen. Në fund vendasit humbën disa herë golin e dyfishimit e tani kthimi në Gjermani në 5 mars mund të dhurojë surpriza.

PSG 2-0 SOCIEDAD

Luis Enrique hipotekon çerekfinalen e Champions League, pasi PSG mposht Real Sociedad 2-0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finaleve. Pjesa e parë ishte e vështirë për vendasit, të cilët tentuan të menaxhonin topin, por rrezikuan në kundërsulmet e lojtarëve të Alguacil. Mbappé tentoi menjëherë të shqetësojë Remiron, por pa gjetur mënyrën për të shënuar. Spanjollët nuk u trembën nga luftanija pariziane dhe me raste dominuan lojën gjatë dyzet e pesë minutave të para. Pak minuta nga fundi i pjesës së parë, baskët iu afruan ndjeshëm golit, por goditja e Merino u përplas në traversë.

Lexo më tejVideo/ City e Real hedhin këmbën në çerekfinale: fitojnë në transfertat e Kopenhagen e Leipzig

Në pjesën e dytë francezët u përpoqën të rrisin intensitetin dhe pak para një orë lojë zhbllokuan ndeshjen. Pas zhvillimit të një këndore, Marquinhos e ngritur topin në shtyllën e dytë, ku goditja e Mbappe përfundoi në rrjetë për rezultatin 1-0. Pas golit të pësuar, miqtë u përpoqën të reagonin, por në minutën e 70' PSG e mbylli efektivisht ndeshjen dhe ndoshta edhe çështjen e kualifikimit. Barcola në shpejtësi kaloi një mbrojtës dhe e dërgoi topin pas Remiro, duke i çuar shifrat në 2-0. Në fund, skuadra e Luis Enrique qëndroi e rregullt dhe nuk rrezikoi asgjë, duke marrë një fitore thelbësore. PSG fiton 2-0 dhe sheh kualifikimin, ndërsa Real Sociedad ka nevojë tashmë për një mrekulli.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33