Flash

Video/ Diaz u dëmtua, Leipzig përfitoi e gati barazoi: Kroos i ikën mendja me Haidara

Lapsi.al 14 February 2024
Video/ Diaz u dëmtua, Leipzig përfitoi e gati barazoi: Kroos i
Real Madrid fiton ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League kundër Leipzig falë një goli të mrekullueshëm të Brahim Diaz. Në fund të ndeshjes protagonist ishte edhe Toni Kroos. Gjermani si një kapiten dhe lider i vërtetë i merengues bëri që zëri i tij të dëgjohej. Në Gjermani pritën gjatë për të parë nga afër mesfushorin gjerman, që u dallua edhe njëherë në fushë. Por menjëherë pas golit të Brahim Diaz, në përpjekje për të mbrojtur rezultatin, Kroos ngrit zërin pas një gjesti anti-sportiv të lojtarëve të Leipzig. Konkretisht, gjermani e kishte me Haidara. Episodi ndodhi rreth dhjetë minuta nga fundi i pjesës së parë. Në një moment të caktuar, Brahim Diaz po udhëhiqte topin në mesfushë. Në përpjekje për të kaluar dy kundërshtarë, ish-playmakeri i Milan u detyrua të ndalonte për shkak të një problemi muskulor, kur ende kishte topin në këmbë. Spanjolli papritmas ndaloi dhe ngriti dorën duke i kërkuar Leipzig të ndalojë lojën. Gjermanët, megjithatë, pavarësisht se i gjithë stadiumi e kishte parë gjestin e Diaz, vazhduan aksionin dhe vetëm falë një mrekullie të Lunin, Real shmangu barazimin. Në fushë ndodhi gjithcka.

REAGIMI NERVOZ I KROSS

Pas pritjes së portierit të Real Madrid, ishte Toni Kroos ai që u nis egërsisht ndaj disa lojtarëve të Leipzig. Njërit në veçanti: Haidara. Ky i fundit u identifikua nga Kroos si autori i aksionit anti-sportiv, duke mos e ndërprerë lojën edhe pse e pa që Brahim Diaz ishte dëmtuar. Në fakt, ishte Haidara ai që dhuroi asistin për sulmuesin e Leipzig, që vetëm falë ndërhyrjes së Lunin nuk ka mundur të shënojë golin e barazimit. Kjo është arsyeja pse Kroos u tërbua dhe filloi një lloj gjuetie njerëzore. Papritur gjermani vrapoi pas Haidara, i cili buzëqeshi edhe me sarkazëm në fytyrën e gjermanit, që pothuaj e humbi mendjen. Arbitri nuk e paralajmëroi mesfushorin gjerman, përkundrazi tentoi ta qetësojë duke i vendosur duart në gjoks. Ai e kuptoi se Kroos ishte tërbuar nga anti-sportiviteti i kundërshtarëve. Edhe pse për sa i përket rregulloreve arbitri sigurisht që nuk mund ta ndalonte lojën. Kroos konfirmon veten si lider i padiskutueshëm i një Real Madrid që ka ende nevojë për të.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33