Flash

Mentori i Max Allegri zbulon qëllimet e teknikut: "Dëshiron të qendrojë"

Lapsi.al 14 February 2024
Mentori i Max Allegri zbulon qëllimet e teknikut: "Dëshiron

A do të qendrojë Massimiliano Allegri te Juventus në fund të sezonit? Përgjigjen ndoshta e di vetëm trajneri bardhezi, i cili pas humbjes ndaj Udinese, mund të vendosë një pikë në eksperiencën e dytë në Torino. Ai që mendon ndryshe është Giovanni Galeone, trajneri i Max gjatë kohës te Pescara, por mbi të gjitha “mentor” i teknikut livornez. Duke shkuar pak kundër asaj që mendojnë tifozët, trajneri napolitan e këshillon nxënësin e tij Allegri që të qëndrojë të paktën deri në fund të kontratës.

"Unë mendoj se Max dëshiron të qëndrojë te Juventus. Ai ka ende një vit në kontratën e tij dhe është i lumtur me të rinjtë që po stërvit dhe po zhvillon. Nëse shkon në Champions dhe do të shkojë në Champions, është e drejtë që Max të qëndrojë në Torino. Klubi gjithashtu e njohu vlerën e tij në momente të vështira - rrëfeu Galeone në një intervistë për La Gazzetta dello Sport -. Si ndihet Allegri me drejtorin Giuntoli? Sinqerisht, unë dhe Max jemi mësuar të flasim dhe diskutojmë lojtarët dhe skuadrat, ne kurrë nuk flasim për drejtuesit. Nuk mendoj se e kam pyetur ndonjëherë për të, ashtu si në të kaluarën nuk kam bërë kurrë pyetje për Paratici e Nedved".

Lexo më tej: Akuza të ashpra ndaj Abisso: Allegri e pëson për "kritika mosrespektuese" ndaj arbitrit

MERKATO NUK ËSHTË KUSHT

Me pak fjalë, merkato nuk duket të jetë problem për teknikun Allegri që mund të përjetojë një mini-revolucion në verë. Do të largohen Filip Kostic, Alex Sandro dhe Samuel Iling Junior, shqetësojnë rinovimet e Moise Kean dhe Federico Chiesa. Nëse në rastin e parë sulmuesi u ndal pas vizitave mjekësore me Atletico Madrid dhe për këtë arsye mund të mendohet një qëndrim i mundshëm përtej skadimit të kontratës me një pagë të shpërndarë në disa vite, për të dytin situata është gjithmonë më e ndërlikuar falë shpërthimit të Kenan Yildiz, dëmtimeve të vazhdueshme dhe vështirësive të dukshme për t'u përfshirë në skemat e Max Allegri. Një tjetër emër i rëndësishëm që mund të largohet shumë shpejt nga Continassa është Paul Pogba, në pritje të vendimit për testin pozitiv antidoping, që do ta shtynte klubin piemontez të mos e presë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI