Flash

Akuza të ashpra ndaj Abisso: Allegri e pëson për "kritika mosrespektuese" ndaj arbitrit

Lapsi.al 13 February 2024
Akuza të ashpra ndaj Abisso: Allegri e pëson për "kritika

Gjykatësi sportiv Gerardo Mastrandrea ka vendosur një gjobë prej 10 mijë eurosh me një paralajmërim ndaj trajnerit të Juventus, Massimiliano Allegri. Tekniku është fajtor se i ka drejtuar në dhomat e zhveshjes, në përfundim të ndeshjes së humbur ndaj Udinese një “kritikë mosrespektuese ndaj drejtuesit të ndeshjes”, dmth arbitrit Rosario Abisso.

Pezullim për një javë, ndërkohë, për trajnerin e Juventus, Simone Folletti, "për shkak se, në minutën e tretë të pjesës së dytë, mbajti një qëndrim mosrespektues ndaj zyrtarit të katërt". Duke mbetur ende në ambjentin bardhezi, Bremer u skualifikua për një ndeshje, i ndëshkuar me të verdhë nga Abisso, ndërsa ishte i paralajmëruar.

Lexo më tej: Video/ Juventus dorëzon titullin, humbet edhe me Udinese: Giannetti e mban -7 nga Inter

Këto janë masat e tjera të Gjykatësit sportiv pas ndeshjeve të javës së 24. Një ndeshje pezullim edhe për Simone Aresti (Cagliari), Domagoj Bradaric (Salernitana), Lucas Martinez Quarta (Fiorentina), Juan Jesus (Napoli), Alessio Romagnoli dhe Matias Vecino (Lazio), Simone Romagnoli (Frosinone) dhe Adrien Tameze (Torino). Në fund, gjoba për Milan (8000 euro), Inter (4000), Bolonja (2000), Salernitana (1500).

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI