Flash

Toyota Premio bëri një rënie nga 60 metra: ja si ndodhi aksidenti që i mori jetën maratonistit Kiptum

Lapsi.al 12 February 2024
Toyota Premio bëri një rënie nga 60 metra: ja si ndodhi aksidenti

Vdekja e Kelvin Kiptum në moshën vetëm 24 vjeçare tronditi botën e sportit. Mbajtësi i rekordeve botërore të maratonës ishte viktimë e një aksidenti të tmerrshëm automobilistik ndërsa ishte në Kenian e tij të dashur. Pas zbardhjes së lajmit dhe konfirmimit nga autoritetet lokale, kanë mbërritur detaje të reja për atë që ka ndodhur. Një fat i keq për Kiptum, i cili prillin e ardhshëm do të përpiqej të rishkruante historinë e disiplinës së tij.

E në vend të kësaj, jeta e tij u mbyll brenda Toyota Premio, në të cilën ai udhëtonte i shoqëruar nga trajneri i tij, ruandez Gervais Hakizimana. Edhe për të asnjë mundësi mbijetese, ndërsa një person i tretë ndodhet aktualisht i shtruar në spital në gjendje të rëndë, por fatmirësisht jo në rrezik për jetën.

SI NDODHI?

Sipas rikonstruksionit të parë të aksidentit, Kiptum, i cili drejtonte makinën, ka humbur kontrollin e saj, duke përfunduar jashtë rrugës. Nga aty makina ka rënë në një kanal, duke u rrëzuar 60 metra para se të ndalonte në një pemë të madhe. Nuk mund të bëhej asgjë si për maratonistin ashtu edhe për trajnerin e tij. Shërbimet e urgjencës arritën vetëm të nxirrnin gjallë pasagjerin e tretë të automjetit.

Lexo më tejAksidenti rrugor i merr jetën rekormendit të maratonës: fatin tragjeik të Kiptum e pati edhe trajneri i tij

Fotot e makinës së shkatërruar u publikuan në Facebook nga një gazetar i njohur afrikan, Gëiji Isaiah, të shoqëruara me këto fjalë: "Mjeti i maratonistit Kevin Kiptum Toyota Premio u përfshi në një aksident përgjatë rrugës Kaptagat-Eldoret, i cili vrau atë dhe trajnerin e tij. Zonja, e identifikuar si Sharon Kosgey, e cila ishte ndër tre pasagjerëve të automjetit në fjalë, i shpëtoi vdekjes me lëndime të lehta dhe u dërgua me urgjencë në spital për mjekim, Ndërsa dy trupat e Kiptum dhe trajnerit të tij u dërguan në morgun e MTRH".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI