Flash

Një fitore në 12 ndeshjet e fundit: Partizani në krizë, Shehi i del përpara përgjegjësive

Lapsi.al 12 February 2024
Një fitore në 12 ndeshjet e fundit: Partizani në krizë,

Fjalët e Orges Shehit pas humbjes në derbin me Dinamon janë emblematike të momentit të vështirë të Partizanit. “Nuk jam këtu të gjej justifikim te humbja. I pari i punës e merr përgjegjësinë vetë”, tha tekniku Shehi pas ndeshjes së humbur me Dinamon. Të kuqtë kanë parë Egnatian të arratiset 11 pikë përpara, vuajnë të kenë vazhdimësi e çështë më e keqja kanë filluar të rikuperohen ca si shpesh. I ndodhi me Laçin, në Shkodër e tani në derbi: tre në pesë ndeshje me teknikun në pankinë.

E të mendosh që Shehi është një nga ata që nuk i pëlqen fare kur skuadrat e tij pësojnë, si shpesh e ka përsëritur edhe para se të merrte Partizanin. Përgjegjësia, si e pranoi vetë, mund të jetë edhe e tij sipas shifrave dhe performancave: vetëm dy fitore, dy barazime e dy humbje me sukseset që kanë ardhur kundër Teutës, që në kohën e ndeshjes ishte e fundit dhe Apolonisë në Kupë, një skuadër e Kategorisë së Parë. Partizani nuk arrin të imponohet në ndeshjet që kanë rëndësi, ato me Vllazninë e Egnatian janë provë, ashtu si është edhe fakti që kjo krizë rezultatesh në të cilën janë përfshirë të kuqtë ka filluar shumë përpara.

Lexo më tejVideo/ Carës i anulohet goli, përjashtohet Vila: Dinamo përmbys Partizanin, fitorja e parë në 15 vjet në derbi

SHIFRAT NUK LËNË VEND PËR DISKUTIM

Vetëm një fitore në 12 javët e fundit të kampionatit, shifra që nuk ngjajnë fare të një skuadre që kërkon të mbrojë titullin, por të një ekipi që lufton për mbijetesë. Që diçka nuk funksiononte duhet të ishte kuptuar në serinë e 6 barazimeve një fitore e një humbje, që lejuan kryesimin e Egnatias dhe afrimin e të tjerëve. Tani Partizani është arritur nga Vllaznia në vendin e dytë, ndërsa ‘Nëndetësja’ kërcënon vendin e katërt të Tiranës. E të dyja mund të gjenden vetëm 3 pikë larg, si për ta bërë më kërcënuese situatën….

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI