Flash

Video/ Uzuni e Granada ndalojnë 3-3 Barcelonën: asist i beratasit, por Xavin e shpëton Yamal

Lapsi.al 11 February 2024
Video/ Uzuni e Granada ndalojnë 3-3 Barcelonën: asist i beratasit, por

Nuk shkon më shumë se barazimi Barcelona, në javën e 24 të La Liga. Të besuarit e teknikut Xavi u ndalën në Montjuic në një barazim 3-3 nga Granada. Uzuni ishte protagonist me një asist për miqtë, por katalanasit evituan humbjen vetëm në fund falë Yamal, autor i një dygolëshi.

Ndeshje piroteknike mes blaugranave dhe miqve, të parafundit në renditje. Goli i Lamine Yamal zhbllokoi ndeshjen, pas një asisti të Cancelo pas një çerek ore lojë. Hongla ishte i jashtëzakonshëm në minutën e 40' për të ndalur goditjen e Lewandowskit mbi vijë. Tre minuta më vonë u ekzaltua Pellistri, që nisi në kundërsulm Ricard. Lojtari i Granadas ishte i pafat në tentativën e parë, kur goditi shtyllën, por pastaj topin e kthyer e depozitoi në rrjetë duke barazuar 1-1.

Në fillimin e pjesës së dytë, ish-lojtari i Mançester Junajtid ishte ende protagonist, duke shënuar pas një orë lojë në pasimin e saktë të Uzunit. Kaluan pak sekonda dhe Lewa riktheu ndeshjen në ekuilibër, duke shfrytëzuar krosimin e Gundogan. Granada nuk u dorëzua dhe, pas më pak se dy minutash, kalon sërish në epërsi me kthesën fantastike të Miquel në zhvillimet e një goditje dënimi.

Lexo më tejVideo/ Mbrëmje e mbrapshtë për Atletico, mundet nga Sevilla e dëmtohet Morata: Muriqi i jep fitoren Mallorca

Presioni i katalanasve prodhoi golin e 3-3 në fund të takimit me Yamal. Talenti blaugrana shënoi me një goditje nga distanca, pasi i rrëmbeu topin Callejon. Ter Stegen ndali Uzunin t'i jepte fitoren Granadas, që mbetet e treta nga fundi me 13 pikë. Në anën tjetër, Barcelona ruan vendin e tretë me 51 pikë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI