Flash

Bejzade debuton duke frenuar Tiranën, Abazaj shpëton Ahmatajn: Skënderbeu mbyt Kukësin

Lapsi.al 11 February 2024
Bejzade debuton duke frenuar Tiranën, Abazaj shpëton Ahmatajn:

Tirana nuk fiton dot dhe tani Dinamo (ka një ndeshje për të rikuperuar) mund ta arrijë në vendin e katërt. Skerdi Bejzade, në debutimin në pankinën e Erzenit i shkakton ndalesën e re bardhebluve, duke ndalur edhe pikiatën e shijakasve. Rashica vendos ndeshjen në Korçë, duke i dhuruar fitoren 1-0 Skënderbeut kundër Kukësit. Bardhekuqtë tani distancohen 5 pikë nga zona e rrezikut, ndërsa verilindorët mbeten të fundit.

TIRANA 1-1 ERZENI

Nuk ka fitore për Tiranën që është ndalur në “Air Albania” nga Erzeni me rezultatin 1-1. Në sfidën e vlefshme për javën e 23 të Superiores, madje bardheblutë shpëtuan 9 minuta nga fundi, me shijakasit që udhëhiqnin me golin e Zekës, përpara se Abazaj të barazonte. Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, që provuan shumë herë të gjenin golin e avantazhit. Ekuilibri nuk prishet në pjesën e parë, por finalja e ndeshjes është drithëruese. 15 minuta nga fundi Zeka kaloi në avantazh Erzenin, duke tronditur Ahmatajn. Dalje e pastudiuar e Abdullahut dhe kaos në zonë, që i dhanë mundësinë në gjysmëkthesë mesfushorit të shënonte. Tirana spostohet e gjitha përpara dhe në minutën e 81' Abazaj barazoi rezultatin, duke goditur saktë me kokë në krosimin e Hoxhallarit. Bardheblutë tentuan sërish të gjenin edhe golin e përmbysjes në minutat e fundit, por pa arritur qëllimin. Bejzade debuton kështu me pikë, ndërsa Ahmataj rrezikon vendin në Final Four, nën presionin e Dinamos.

Lexo më tejVideo/ Carës i anulohet goli, përjashtohet Vila: Dinamo përmbys Partizanin, fitorja e parë në 15 vjet në derbi

SKËNDERBEU 1-0 KUKËSI

Skënderbeu merr tre pikë të rëndësishme që e shkëpusin momentalisht pesë pikë nga zona e rrezikut. 1-0 imponohet skuadra e Gvozdenovic në Korçë përballë Kukësit, duke luajtur ndoshta ndeshjen më të dobët. Korçarët arritën të merrnin fitoren falë golit të vetëm të shënuar nga Rashica. Kthehet tek fitorja skuadra bardhekuqe, duke mbytur Kukësin, që sheh tashmë ti largohet gjithnjë e më shumë zona e rrezikut. Me këto 3 pikë, Skënderbeu ngjitet në kuotën 28 në vendin e 7. Kukësi renditet në vendin e fundit me 19 pikë, - 4 nga zona playoff ku ndodhet Erzeni.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI