Flash

Inzaghi, i skualifikuar, theu rregulloren: telefonata misterioze që ndryshoi Roma-Inter

Lapsi.al 11 February 2024
Inzaghi, i skualifikuar, theu rregulloren: telefonata misterioze që
Pas një pjese të parë “të pashikueshme” (për të cituar Bastonin) Inter ngriti kokën në pjesën e dytë dhe rikuperoi ndeshjen që dukej në kontrollin e verdhekuqve. Në pushim ndodhi një mrekulli e vërtetë, me lojtarët që u kthyen në fushë me një qëndrim tjetër. Merita e zëvendëstrajnerit Farris që drejtoi skuadrën në mungesë të të pezulluarit Inzaghi? Jo, trajneri piacentin i dha udhëzime shumë specifike skuadrës së tij në dhomat e zhveshjes, por nuk është e qartë se si.

NJË TELEFONATË TË ZGJAT JETËN

Një reklamë e vjetër thoshte piëkrisht këtë. Në këtë rast nuk zgjati jetën, por avantazhin e pikëve ndaj Juventus të vendit të dytë. Por çfarë ndodhi në të vërtetë? La Gazzetta dello Sport tregoi për një Inzaghi të nervozuar në tribunën e shtypit. Tekniku gjatë gjithë pjesës së parë bërtiste "të pestët, të pestët" (duke iu referuar anësorëve të mesfushës Darmian dhe Dimarco), por me kë po fliste? E më pas erdhën deklaratat e Bastonit pas ndeshjes, dhënë për Dazn: "Një pjesë e parë e pashikueshme, nuk ishim ne nga pikëpamja teknike, fizike dhe mendore. Ne u futëm në fushë keq dhe ata na hëngrën për një pjesë loje. Në pushim trajneri na mori me vivavoce në dhomën e zhveshjes dhe na tha se thjesht duhej të ishim ne”. Deklarata naive të mbrojtësit zikaltër që nuk marrin parasysh se rregullorja e ndalon një trajner të skualifikuar të komunikojë, në asnjë mënyrë, me ekipin e tij.

SHPJEGIMI I FARRIS

Për këtë arsye, ndihmëstrajneri Farris ka dashur të shuajë polemikat në konferencën për shtyp duke shpjeguar: “Inzaghi komunikonte vetëm me ne stafin që vepronim si ndërmjetës, pa video thirrje”. Çështja u mbyll? Vështirë të mendohet se nuk do të flitet në ditët në vijim, duke pasur parasysh edhe dyshimet për golin e Acerbit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI