Flash

Çoba gol në prekjen e parë të topit: Vllaznia thyen Teutën dhe arrin Partizanin

Lapsi.al 10 February 2024
Çoba gol në prekjen e parë të topit: Vllaznia thyen

Rikthehet te fitorja Vllaznia, pas dy barazimeve radhazi, duke thyer 2-1 Teutën në sfidën e javës së 23 të kampionatit. Çoba i jep fitoren Osmanit me prekjen e parë të topit, 7 minuta nga fundi, ndërsa kuqeblutë e shtrijnë serinë pozitive në nëntë ndeshje. Dorëzohet Teuta, pikërisht kur u duk se me adoleshentin Arifi mund të kishte rrëmbyer një pikë në Loro Boriçi.

Një ndeshje që u luajt mbi të gjitha te kujdesi. Skuadrat studionin më tepër se kërkuan imponimin, me Osmanin që i trembej etjes për pikë të durrsakëve dhe Martini që njihte mirë ish-skuadrën e tij. Momenti i parë i rrezikshëm ishte edhe goli i avantazhit për shkodranët. Gruda shënoi në minutën e 26', pas një pasimi të Stojanovic, por asistenti e anuloi dhe vetëm pas kontrollit në VAR u verifikua se goli ishte i rregullt.

Lexo më tejVideo/ Carës i anulohet goli, përjashtohet Vila: Dinamo përmbys Partizanin, fitorja e parë në 15 vjet në derbi

Në pjesën e dytë u duk se Vllaznia nuk dëshironte të kalonte rreziqe dhe ndoshta nuk do ti kalonte, nëse në minutën e 72' Arifi shënoi me kokë, duke mundur Qarrin që u pengua jo pak edhe nga balta e terrenit. Asgjë nuk kishte mbaruar sepse Osmani luajti me kartën Çoba dhe sulmuesi në prekjen e parë të topit i dha të drejtë. Sulmuesi shënoi në minutën e 83’, duke vendosur ndeshjen.

Vllaznia ngjitet në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të dytë, por qendron pas me diferencë golash. Teuta, në vendin e parafundit me 21 pikë, kthehet të shqetësohet.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI