Flash

"Nuk arritëm fare atë që deshëm". Tetova i zhgënjyer nga Egnatia, Josa ambijoz: "Nuk futem për 1 pikë"

Lapsi.al 10 February 2024
"Nuk arritëm fare atë që deshëm". Tetova i

“Mendoj se në pjesën e dytë bëmë diçka më shumë. Por ashtu siç shkoi loja mendoj se rezultati më i drejtë ishte barazimi". Edlir Tetova pranon verdiktin e fushës, që pa Egnatian e tij të ndalonte për të dytën ndeshje radhazi në një barazim, këtë herë pa gola. Tekniku i rrogozhinasve sidoqoftë nuk pranon nënvleftësimin e kundërshtarit, por komplimenton sjelljen e tyre difensive: "Nuk mendoj se ishte relaks. Të gjithë çunat donin ta fitonin ndeshjen. Laçi sot ishte për t’u përgëzuar, sepse po thuajse nuk kishte fare hapësira".

Tetova pastaj shpjegoi zhgënjimin e tij, për mënyrën e lojës së të tijve: "Sot doja të provoja Ibrahimoglunë që të shkonte në thellësi si Zejnullai, gjë që nuk e arritëm fare. Unë do mundohem që t’i përshtat lojtarët që t’i gjej aty ku bëjnë më mirë". Pastaj në lidhje me “Final 4” që duket i blinduar për Egnatian, tekniku tha: "Nuk kam ndonjë preferencë të them të drejtën. Duhet të karikojmë lojtarët, t’i kemi të gjithë të gatshëm. Me kë do e kesh nuk është shumë e rëndësishme".

JOSA: "PERSONALISHT NUK FUTEM PËR 1 PIKË"

“Ndeshja mund të kishte marrë rrjedhë tjetër, ishte rasti i penalltisë që mund të shënonte Egnatia. Në përgjithësi jam i kënaqur me mënyrën se si lojtarët u vendosën në fushë, se si luftuan për të mbyllur hapësirat. Por nga ana ime nuk jam i kënaqur. Nëse ishim 3-4 herë te porta e kishim raste për të shënuar, duhej të kishim përpjekje shumë më të mëdha për të qetësuar topin në mesfushë e për të dalë më pastër në zonën kundërshtare. Nuk ishim futur për barazimin, por kur e merr me skuadrën që kryeson, lojtarëve nuk mund t’u thuash asgjë".

Lexo më tejEgnatia ndalet nga Laçi, e tradhëtuar nga Spahiu: mesfushori humbet penalltinë kundër ish-skuadrës së tij

Josa në fund tregoi edhe përse nuk është entuziast për barazimin në shtëpinë e Egnatias: "Unë personalisht nuk futem për 1 pikë". Tekniku e ka të qartë se Laçi kërkon një vend në katër të parët, por nuk është se e ka me nxitim: "Nuk është problemi ku duhet të kapim në “Final Four”. Laçi duhet të sigurojë tre pikët, në ndeshjen e ardhshme duhet të sigurojmë tre pikët që të jemi në rrugë të drejtë për t’i shkuar deri në fund objektivit që kemi. Në 10 minutat e fundit të themi të drejtën, kur vjen deri aty, çdo trajner edhe mundohet që fundja e fundit, të kapi çfarë të kapi".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI