Flash

Muçi bën të lumtur tre klube: Besiktas e bleu për shifrën rekord, Legia shitja më e shtrenjtë e… Tirana

Lapsi.al 10 February 2024
Muçi bën të lumtur tre klube: Besiktas e bleu për
Ernest Muçi është transferuar tashmë te gjiganti turk Besiktas, duke vendosur menjëherë rekorde. 10 milionë euro është shifra më e lartë që klubi i Stambollit ka paguar ndonjëherë për një lojtar, por edhe shifra më e lartë e arkëtimit për Legia Varshavë. Të dy klubet të lumtura, por jo vetëm. Sepse festoon edhe Tirana. Bardheblutë kishin ruajtur 10% të kartonit kur e shitën për 500 mijë euro te polakët dhe tani shohin në arkat e tyre 1 milionë euro të pashpresuara. Lexo më tejTransferimi katastrofik i Arbnor Mujës: nga Champions me Antwerp, zgjedh mbijetesën me Samsunspor Muçi e sheh këtë transferim si një arritje në karrierën e tij. 22-vjeçari shqiptar është prezantuar tashmë te Besiktas, ku do të mbajë veshur fanellën me numrin 23. Sulmuesi kuqezi pritet të jetë i gatshëm për sfidën e radhës kundër Kaiseryspor në kampionat më 12 janar. Gjatë prezantimit të talentit shqiptar, zv/presidenti i klubit turk, Hysejin Jyçel tha: “Dua t’iu tregoj pjesën e pasme të qafës së tij. Ka tatuazh një shqiponjë dhe ditëlindjen e ka më 19.03 si viti ynë i krijimit. Shpresoj që ai t’i sjellë fat të mirë Besiktas”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI