Flash

Prapaskena, Conte i është vetëofruar Barcelonës: i preferuari i blaugranave është Klopp

Lapsi.al 8 February 2024
Prapaskena, Conte i është vetëofruar Barcelonës: i

Zëra të bujshëm vijnë nga Spanja në lidhje me teknikun italian Antonio Conte dhe klubin e Barcelonës. Sipas asaj që raporton portali “Sport”, trajneri italian i është ofruar vetë Barcelonës dhe klubi blaugrana po bën të gjitha vlerësimet e nevojshme. Bëhet fjalë për ato ekonomike, teknike dhe karakteriale. Në kërkim të një trajneri pasi Xavi shpalli lamtumirën në fund të sezonit, katalanasit do të ndiqnin rrugë të ndryshme për të gjetur njeriun e duhur. Vetëm se ish-trajneri italian nuk është pikërisht në krye të listës së dëshirave. Në detaje, sipas mediave iberike, objektivi numër një i Barçës për pankinën është në fakt Jurgen Klopp.

Milan, Juve, Napoli, Roma apo Barcelona? Thashethemet dhe zërat e merkatos vazhdojnë të qarkullojnë rreth të ardhmes së Antonio Conte. Lajme që shfaqen në varësi të situatës dhe që mbi të gjitha tregojnë dëshirën e ish-teknikut të Tottenham për t'u rikthyer në detyrë.

Ditët e fundit, për më tepër, zëvendësi i tij Cristian Stellini kishte lënë pak vend për dyshime dhe paqartësi mbi synimet reale të Conte. Ai e lidhi rikthimin e trajnerit vetëm me ambiciet dhe projektet e çdo klubi të interesuar. Një klub elitar, padyshim. Sepse kur Conte përfshihet, ai e bën këtë vetëm në kushte të caktuara teknike. Natyrisht, kuptohet, të tilla që ta vendosin në kushte për të fituar.

Lexo më tejLiverpool ka kontaktuar me Xabi Alonso: tekniku i Bayer preferohet për vendin e Klopp

Një qëndrim që rëndon mbi zgjedhjen e tij, sigurisht dhe që garanton gjithashtu impenjim total dhe përkushtim të plotë ndaj kauzës. Aspekte që Barcelona, pavarësisht preferencës së saj për Klopp, mund t'i marrë shumë në konsideratë. Ashtu si edhe disa klube italiane në rastin e lamtumirave të rëndësishme. E ardhmja e Conte është ende për t'u shkruar. E pistat italiane nuk janë të vetmet e mundshme.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI