Flash

Numri 1 i Juventus, Tyson vishet bardhezi: "Nga sot stërvitje më të forta"

Lapsi.al 8 February 2024
Numri 1 i Juventus, Tyson vishet bardhezi: "Nga sot stërvitje më
Mike Tyson te Juventus, punë e kryer. I pranishëm në Torino për të xhiruar filmin e Andrea Iervolino 'Bunny-Man, ish-boksieri kampion bote i peshave të rënda nuk humbi rastin të vishte ngjyrat bardh e zi. Fanella numër një me fytyrën e djalit të keq për 57-vjeçarin amerikan, në foton e postuar në rrjetet sociale nga Zonja e Vjetër. E si është e kuptueshme në një rast të tillë, edhe një paralajmërim plot humor drejtuar lojtarëve të Max Allegri: “Stërvitjet në JTC do të jetë shumë më të fortë nga sot”. Mike Tyson në “Bunny-Man” do të luajë veten. Filmi do të xhirohet 95% në produksion virtual në Tuscany Film Studios të vendosura në studiot e filmit Prodea Group. Bëhet fjalë për një film aksion, protagonist i të cilit është pikërisht “Bunny-Man”, një reper dhe multimilioner i famshëm, i cili lëviz në anonimitet i veshur me një maskë lepuri dhe, si një superhero modern. Ai ndjek ata që shkaktuan vdekjen e motrës që vrau veten pas shpërndarjes së imazheve pa pëlqimin e saj. Tyson do të qëndrojë në Torino për disa ditë të tjera. Lexo më tej“Do të jetë vetvetja”: Mike Tyson mbërrin në Torino për filmin Bunny-Man Ish-boksieri, ikona e viteve nëntëdhjetë, është një personazh kontrovers brenda dhe jashtë ringut. Djali rebel mbahet mend mbi të gjitha për ndeshjen në Las Vegas në 1997, kur kafshoi veshin kundërshtarit të tij Evander Holyfield. Nuk janë të pakta rastet e sjelljeve të dhunshme të Iron Mike në publik. Tyson zbarkoi të dielën në aeroportin Caselle me avionin e tij privat dhe më pas u vendos në hotelin Principi di Piemonte.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI