Flash

De Laurentiis shpërthen në pyetjen për Zielinski: "E kam për vdekje me menaxherin e tij"

Lapsi.al 7 February 2024
De Laurentiis shpërthen në pyetjen për Zielinski: "E kam

Piotr Zielinski nuk do të rinovojë kontratën me Napolin dhe do të largohet nga klubi si transferim i lirë qershorin e ardhshëm. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për klubin e tij të ri, por që destinacioni i polakut është Inter është pothuaj e qartë për të gjithë.

Ndërkohë, mesfushori nuk është më titullar në rreshtimin e teknikut Mazzarri. Madje Napoli e ka përjashtuar nga lista e Champions League. Një hakmarrje? Mesa duket jo, sipas shpjegimit të dhënë në konferencën për shtyp nga pronari Aurelio De Laurentiis.

DE LAURENTIIS E ÇËSHTJA ZIELINSKI

Çështja Zielinski është në qendër të vëmendjes prej javësh në Napoli, me polakun që siç dihet do të largohet nga të kaltrit në verë, pas përfundimit të kontratës. Nga Castel Volturno, i pyetur për këtë temë, De Laurentiis tha të vërtetën e tij: "Rendimenti i Piotr në ndeshje? Në 10 ndeshjet e fundit ai ishte zhgënjyes", iu përgjigj ai një gazetari që i kërkoi sqarim për përjashtimin e mesfushorit nga lista Champions. Më pas ai vazhdoi: “Dikush që më thotë në verë se dëshiron të qëndrojë, sforcohet dhe luan mirë, pastaj futet në mes menaxheri i tij. Dikush mund të mendojë “nëse ky djalë ka frikë të dëmtohet”, pse unë duhet të mbaj dikë me dyshimin për impenjimin e tij?".

Lexo më tejOsimhen tremb Napolin: "Premier League? E kam vendosur çfarë duhet të bëj"

Gjithsesi, pronari napolitan nuk është i zemëruar me lojtarin, por me ata që e rrethojnë: “Nuk jam i zemëruar me Zielinski, jam i zemëruar me Bolek, menaxherin e tij, që nuk donte që ai të qëndronte. Sepse ai do ta transferojë në ekipe të tjera për të fituar më shumë. Që tani ti fiton më shumë se gjithë të tjerët, unë të ofroj një rinovim...". Për De Laurentiis, përjashtimi nga lista e Champions League ka motivin për të vlerësuar të rinjtë: "Traoré ka një blerje shumë të lartë, nëse nuk e shoh të luajë si mund ta kuptoj çfarë duhet të bëj? Për shembull, më dhemb në zemër përjashtimi i Demme, të cilin e konsideroj një djalë të shkëlqyer. Demme luajti në vend të Lobotka kur trajner ishte Gattuso. Kur Demme luante, ai u tregua një ushtar".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI