Flash

Liverpool ka kontaktuar me Xabi Alonso: tekniku i Bayer preferohet për vendin e Klopp

Lapsi.al 7 February 2024
Liverpool ka kontaktuar me Xabi Alonso: tekniku i Bayer preferohet për

Të gjitha të dhënat tregojnë nga Xabi Alonso. Tekniku aktual Jurgen Klopp çuditërisht ka shpallur lamtumirën e tij nga Liverpool sezonin e ardhshëm, duke lënë një vend bosh në një nga pankinat më prestigjioze në Evropë. E padyshim që të gjithë tashmë po nxitojnë për të identifikuar pasardhësin e gjermanit. Në fakt, ish-mesfushori spanjoll është emri i parë në listë, më i pëlqyeri nga tifozët dhe i vetmi që mund ta entuziazmonte Anfield, pas më shumë se tetë vitesh me Klopp si trajner.

Sipas SoFoot, drejtuesit e Reds po punojnë qartë në atë drejtim. Në fakt, nga Franca zbuluan se kontakti i parë mes Liverpool dhe Xabi Alonso ka ndodhur që në nëntor, kur shoqëria mori njoftimin nga Klopp për largimin e tij. Nisi menjëherë operacioni për të gjetur pasuesin, e që është orientuar në Gjermani, te njeriu që udhëheq Bayer Leverkusen. Kështu, terreni tashmë është testuar shumë përpara për të siguruar një nga trajnerët më të mirë në skenën evropiane.

Lexo më tejKlopp lajmëron një vit pushim: "Kurrë më një skuadër angleze, edhe nëse do vdisja urie"

Ish-lojtari spanjoll ka veshur fanellën e Liverpool nga viti 2004 deri në vitin 2009 dhe do të ishte gati të rikthehej në Anfield me një detyrë të re dhe një mision shumë të vështirë për të kryer. Për momentin, megjithatë, nuk ka ardhur asnjë përgjigje nga ai, me Xabi Alonso që mbetet plotësisht i fokusuar te Leverkusen dhe te fitorja e mundshme e kampionatit që mund të ndryshojë të gjithë ekuilibrin në Bundesligë, duke thyer dominimin absolut të Bayern Munich.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI