Flash

Juventus nis kursimet në kurriz të Lacios: me parametër zero vjen Felipe Anderson

Lapsi.al 7 February 2024
Juventus nis kursimet në kurriz të Lacios: me parametër zero vjen

Skanimi i merkatos në kërkim të asaj cilësie, e cila, e kombinuar me përvojën, mund të rrisë vlerën e ekipit përballë shpenzimeve të kufizuara. Ose, në rastin e lojtarëve të lirë, të kufizuara vetëm te paga. Ti japësh vlerë të rinjve është një gjë e mirë, ka mjaft të tillë te Juventus. E njëjta gjë vlen edhe për investimet më të shtrenjta, si në rastin Koopmeiners, por nga merkato e parametrave zero mundësitë vijnë për t'u kapur. E ai mbi të cilin Juventus ka vendosur të vërë bast, pavarësisht nga gjithçka që ndodh nga tani deri në qershor, quhet Felipe Anderson.

Një rrugë që duhet ndjekur pa vonesë, shkruan sot Tuttosport, duke përfituar nga kontrata në skadencë e brazilianit dhe distancën mes kërkesave të tij dhe pozicionit të Lacios. E kjo, insistohet të theksohet pavarësisht se si do të vazhdojnë diskutimet për rinovimin e Chiesa, një kontratë që skadon në vitin 2025. E njëjta gjë vlen edhe për udhëheqjen teknike, që duhet të vazhdojë të jetë aty, duke qenë se Allegri gjithashtu ka ende vetëm një vit e gjysmë kontratë. Por përpara se bardhezinjtë të merren me të gjitha këto – pozicionimi në kampionat dhe pjesëmarrja e mundshme në Kupën e Botës për Klube janë faktorë që do të ndikojnë në programimin e Juventus – kanë shënjestruar objektivin brazilian.

Lexo më tejSarri, ironi me Felipe Anderson: “Nëse do jepte 100% nuk do ishte në Itali, por ka raste duket si arbitër anësor”

TAKIMI VENDIMTAR ME TË MOTRËN MENAXHERE

Gjatë javës është parashikuar një takim me të motrën menaxhere të Felipe Anderson. Drejtuesit e Juventus shpresojnë të hedhin themelet e një marrëveshjeje me Juliana Gomes mbi bazën e 3.5 milionë euro në sezon (duke tejkaluar kështu propozimin e Lacios), për një afat tre vjeçar. Një akord që për një lojtar që do të mbushë 31 vjeç në prill përfaqëson mundësinë e fundit të madhe në karrierën e tij.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI