Flash

Gruaja e Dani Alves, Joana Sanz përdor tezën e mbrojtjes: "Qelbej erë alkool"

Lapsi.al 7 February 2024
Gruaja e Dani Alves, Joana Sanz përdor tezën e mbrojtjes: "Qelbej

Joana Sanz, bashkëshortja e Dani Alves dhe tre miq të futbollistit, kanë aprovuar në deponimin e tyre, sot në Gjykatën e Barcelonës, versionin më të fundit të dhënë nga braziliani. Sipas tyre ai ishte i dehur natën e 30 dhjetorit 2022, kur një 23-vjeçare e akuzoi se e ka përdhunuar. Është versioni i fundit i ndryshuar disa herë nga Alves, i cili fillimisht mohoi njohjen e viktimës, si një strategji mbrojtëse për të marrë rrethana lehtësuese në rast dënimi.

Joana Sanz, e martuar me Dani Alves që nga viti 2017, deklaroi gjithashtu si dëshmitare e mbrojtjes, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokates mbrojtëse të futbollistit, Ines Guardiola, se “ligjërisht” nuk është divorcuar nga bashkëshorti. Modelja, raporton agjencia Efe, ka shpjeguar se më 30 dhjetor futbollisti e kaloi ditën me miqtë në një restorant dhe se ajo besonte se do të kthehej për darkë, por ai u kthye vetëm në orën 4 të mëngjesit, “shumë i dehur dhe qelbej erë alkool".

DËSHMIA E SANZ

Kur hyri në dhomën e gjumit, "u përplas me komodinën dhe u rrëzua mbi shtrat", kështu që ajo nuk mundi të fliste me të. E, të nesërmen, bashkëshorti i saj "u zgjua shumë vonë" dhe i tha se kishte qenë duke festuar me miqtë në një restorant, duke mos përmendur që kishte qenë në diskotekën Sutton.

Ndër dëshmitarët e tjerë që mbështetën versionin e gjendjes së dehjes, ishte edhe Bruno, mik i Alves. Shefi i kuzhinës brazilian ishte gjithashtu me të atë natë në disko dhe kur u arrestua futbollisti. Edhe dy miq të tjerë konfirmuan se kampioni brazilian 40-vjeçar kishte pirë “shumë alkool” atë natë, aq sa preferuan që ai të mos drejtonte makinën.

Joana Sanz e ka vizituar disa herë bashkëshortin e saj në burgun “Brians 2” (Katalonjë), ku është mbajtur në paraburgim që nga janari 2022 për shkak të rrezikut të arratisjes. Nëna e Alves, Lucia, gjithashtu u paraqit në gjykatë për të mbështetur djalin e saj. Javët e fundit, gruaja kishte postuar një video në rrjetet sociale me pamjet e vajzës 23-vjeçare, e cila denoncoi përdhunimin, duke zbuluar identitetin e saj.

Për futbollistin 40-vjeçar prokurori publik ka kërkuar 9 vite burg si dhe 150 mijë euro për dëmshpërblimin e viktimës së dhunës. Gjyqi, i cili do të përfundojë të mërkurën me deponimin e Dani Alves, sheh 22 dëshmitarë, përfshirë Robert Massanet, menaxherin e klubit të natës Sutton, ku ndodhi përdhunimi natën midis 30 dhe 31 dhjetor 2022.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI