Flash

Inzaghi, shkurti muaji më i vështirë: një tabù qendron mes Inter e titullit kampion

Lapsi.al 6 February 2024
Inzaghi, shkurti muaji më i vështirë: një tabù

Inter fitoi betejën me Juventus, por duhet të bëjë llogaritë me një shqetësim, që sipas të shkuarës shumë të afërt, në përgjithësi zgjat nga mesi i shkurtit deri në mes të marsit. Kjo është një periudhë historikisht "e pafat" për Simone Inzaghi. Pak a shumë, kjo duhet të jetë edhe pengesa e fundit në garën për titullin kampion për Inter. Për të qenë më të qartë: sot është vërtetë e vështirë të mendosh se zikaltrit nuk do të arrijnë në fund të kësaj gare përpara të gjithëve. Kështu që vetëm disa bestytni i vijnë në ndihmë atyre që përpiqen të konkurrojnë për titullin me makinën perfekte të teknikut Inzaghi. E gjithçka që mbetet është të thyhet edhe kjo tabu e fundit, që trajneri zikaltër të fluturojë drejt yllit të dytë.

Pa shkuar shumë larg drejt marsit, që në shkurt do të jetë muaji i ngarkuar me 5 ndeshje në 18 ditë. E, mbi të gjitha, fazën e parë të 1/8 të Champions League, një tjetër udhëkryq themelor në sezonin e nën kampionëve të Europës.

KALENDARI I INTER

Roma-Inter (10 shkurt)

Inter-Salernitana (16 shkurt)

Inter-Atletico Madrid (20 shkurt)

Lecce-Inter (25 shkurt)

Inter-Atalanta (28 shkurt)

Lexo më tejJuventus, thirrja e fundit: Allegri kapet pas kalendarit e... Alcaraz

Të gjitha sfida impenjative duke filluar nga takimi i ri me ish-sulmuesin e tyre Lukaku e deri te rikuperimi i kampionatit ndaj Atalantës, aktualisht skuadra më e mirë në Serie A së bashku me zikaltrit e Inzaghi. Në mes, një ndeshje me vështirësi mesatare në transfertë kundër Lecce dhe asaj që Beppe Marotta e konsideron si më të bezdisshmen, pikërisht ndeshjen në shtëpi kundër Salernitana. Natyrisht pa harruar Atletico Madrid, ndaj të cilit, në shtëpi, në fakt ka vetëm një rezultat të dobishëm. Në anën tjetër, duke u rikthyer në garën e titullit, kalendari i Juves është shumë më i thjeshtë.

KALENDARI I JUVENTUS

Juve-Udinese (12 shkurt)

Verona-Juve (17 shkurt)

Juve-Frosinone (25 shkurt)

Vetëm tre ndeshje me mundësi të dukshme për të bërë një seri dhe duke shpresuar që Inter të humbasë ndonjë pikë. Fakti është se, sapo të përfundojë ky muaj i vështirë historikisht (në tre sezonet e fundit mes shkurtit dhe mesit të marsit, Inzaghi ka grumbulluar përkatësisht 7, 7 dhe 9 pikë), rruga drejt kampionatit të yllit të dytë do të jetë e tatëpjetë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI