Flash

Lojtarët e Chelsea nuk e duan më teknikun Pochettino: gruaja e Thiago Silva e "shkarkon"

Lapsi.al 5 February 2024
Lojtarët e Chelsea nuk e duan më teknikun Pochettino: gruaja e Thiago
Humbja e dytë radhazi dhe vendi i njëmbëdhjetë në Premier League pavarësisht qindra milionë eurove të shpenzuara në merkaton e fundit. Sezoni i Chelsea deri më tani ka qenë mediokër, për ta thënë me delikatesë. E si rezultat pankina e teknikut Mauricio Pochettino është më e lëkundur se kurrë. Tifozët po kërkojnë fuqishëm shkarkimin e tij dhe, siç duket, edhe dhoma e zhveshjes duket se nuk e ndjek më trajnerin argjentinas. Madje, bashkëshortja e mbrojtësit Thiago Silva, me një postim elokuent social, i sugjeroi një masë mjaft drastike drejtuesve të Blues.

GRUAJA E THIAGO SILVA SHKARKON POCHETTINO

Humbja e bujshme 2-4 e pësuar në Stamford Bridge kundër Wolverhampton është vetëm katastrofa e fundit në këtë sezon për Chelsea. Londinezët fatkeqësisht janë të njëmbëdhjetët në Premier League dhe në një krizë loje dhe rezultatesh. Zona evropiane është shumë larg dhe tifozët tashmë kanë humbur durimin me klubin dhe trajnerin Pochettino. Thirrjet në kor dje nga tifozët e Blues "Do të të pushojnë në mëngjes" ishin emblematike në këtë kuptim. Lexo më tej: Video/ Alisson e katranos, Arsenal dërrmon Liverpool dhe rihap kampionatin: Chelsea thyhet në shtëpi E mes të shumtëve që kanë dashur të shprehin mospajtimin ndaj trajnerit argjentinas është edhe bashkëshortja e mbrojtësit Thiago Silva, Isabelle da Silva, gjithmonë shumë aktive kur bëhet fjalë për debatet në rrjetet sociale. Bashkëshortja e mbrojtësit brazilian, përmes një postimi të publikuar në X, menjëherë pas mbylljes së Chelsea-Wolves ka dhënë një mesazh shumë të qartë për drejtuesit: "Është momenti për të ndryshuar. Nëse prisni akoma do të jetë shumë vonë", ka shkruar ajo duke kërkuar fuqishëm shkarkimin e teknikut Pochettino.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI