Flash

Dani Alves, nis gjyqi për përdhunim: mbrojtja kërkon anulimin për dënim mediatik

Lapsi.al 5 February 2024
Dani Alves, nis gjyqi për përdhunim: mbrojtja kërkon anulimin

Nis sot në Barcelonë gjyqi për përdhunim ndaj brazilianit Dani Alves. Ish-mbrojtësi i Barcelonës akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze në banjën e një klubi nate në qytetin katalanas në dhjetor 2022. Për brazilianin, Prokuroria kërkon 9 vjet burg dhe pagesën e dëmit 150.000 euro. Nga ana tjetër, 12 vjet (dënimi maksimal) është kërkesa e palës civile. Seksioni 12 i Gjykatës së Barcelonës rezervoi tre ditë gjykim për brazilianin, i mbajtur në paraburgim që nga 20 janari 2022, kur u arrestua pasi një vajzë 23-vjeçare e akuzoi atë se e kishte sulmuar seksualisht dhe dhunshëm natën e 30 dhjetorit 2022.

VERSIONET E NDRYSHUARA NGA DANI ALVES

Dani Alves ndryshoi versionin e tij të ngjarjeve disa herë. Ai fillimisht mohoi faktet dhe më pas pretendoi se ishte një marrëdhënie konsensuale. Avokatët mbrojtës të futbollistit, Ines Guardiola dhe Miraida Puente Wilson, kërkojnë lirimin e Alves. Ata argumentojnë se nuk ishte përdhunim dhe se marrëdhënia ishte konsensuale. Në rast dënimi, mbrojtja kërkon rrethana lehtësuese për gjendjen e dehur të futbollistit si dhe pagesën për dëmin, pasi Dani ka paguar tashmë 150.000 euro të vendosura nga gjyqtari hetues si depozitë për dëmshpërblim. Nuk përjashtohet një marrëveshje për pranimin e fajësisë së dënimit.

Lexo më tejLëvizja e fshehtë e Dani Alves: 150 mijë euro viktimës së pretenduar për të ulur dënimin

Sipas prokurorit, Dani Alves e ka ftuar të renë dhe miqtë e saj për të pirë shampanjë në një dhomë private të klubit të natës dhe pasi ka biseduar dhe kërcyer, rreth orës 3.20 të mëngjesit e ka joshur viktimën në një banjë private. Përballë rezistencës dhe lutjeve të vajzës për ta lënë të ikte, ai e goditi me shuplakë dhe e përdhunoi.

KËRKESA PËR ANULIMIN E GJYKIMIT PËR SHKAK TË DËNIMIT MEDIATIK

Mbrojtja e futbollistit Dani Alves, i akuzuar për përdhunim, kërkoi sot në sallën e gjyqit në Barcelonë anulimin e gjykimit që sapo kishte filluar. Sipas mendimit të tyre motivi është “gjyqi paralel në media”, që ka cënuar prezumimin e pafajësisë së klientit. Gjatë fazës së pyetjeve paraprake, avokati mbrojtës, Ines Guardiola, i dorëzoi gjykatës një dosje me 450 lajme mbi çështjen. Ata theksuan se ato kanë shkaktuar "një rrjedhje të vazhdueshme" informacioni" për ta paraqitur zotin Alves si agresor seksual, i destinuar për dënim publik”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI