Flash

"Gabova unë, nuk fshihem": Deliallisi merr faturën e humbjes 4-0, Mehmeti komplimenton Dinamon

Lapsi.al 4 February 2024
"Gabova unë, nuk fshihem": Deliallisi merr faturën e humbjes

“Në radhë të parë nuk jam nga ata njerëz që fshihen për t’i vënë fajin dikujt, mbaj përgjegjësitë e mia. Mendoj se gabova në vendosjen e disa lojtarëve dhe zgjedhjeve. Ishte ndër ndeshjet më të dobëta tonat. Komplimentoj kundërshtarët dhe u uroj suksese". Alfred Deliallisi është i prerë pas humbjes së Erzenit të tij 0-4 ndaj Dinamos. Tekniku nuk kërkon justifikime, as te gabimet individuale: "Që nga dita e parë që kam marrë këtë ekip kam thënë që një ndeshje nuk e humb një lojtar, por ndeshjen e humb unë dhe kur fiton ndeshjen, është ekipi që e fiton. Kështu do jetë në gjithë karrierën time, nuk i fshihem gjërave".

Deliallisi lë të hapur mundësinë për një tërheqje nga detyra nëse klubi e sheh të arsyeshme, apo të paktën të një takimi me drejtuesit për të vendosur në të mirë të Erzenit: "Nuk ka lidhje pjesa e dorëzimit. Kur e mora në fillim ishte i shkatërruar totalisht. Nuk ka qenë i thjeshtë ndërtimi. Por e dini shumë mirë, unë nuk është se kam marrëdhënie miqësore me presidentin e më mban vetëm ajo në punë”, tha Deliallisi.

Lexo më tej: Dinamo shpërfytyron Erzenin: poker i frikshëm i të besuarve të Mehmetit

MEHMETI: "NUK KEMI BËRË ENDE ASGJË"

"Kam pasur gjithmonë besim te skuadra, sot tregoi se kur futet në fushë me grintë e personalitetin e duhur, mund t’ia bëjë të vështirë çdo kundërshtari. Por të rrimë me këmbë në tokë se nuk kemi bërë asgjë, kemi bërë një hap të vogël. Vështirësi ka gjithmonë dhe në këtë pikë të kampionatit duhet të rrimë në ekuilibër". Dritan Mehmeti i gëzohet fitores, por e kupton se nëse po i largohet mbijtesës, është ende larg një vendi në Final Four. "Kur skuadrën e kam marrë, ishte me 7 pikë në vendin e parafundit. Unë nuk mendoj për “Final Four” por të rregulloj skuadrën, të përsërisim atë që bëmë sot. Unë mendoj për ndeshjen që vjen”, përfundoi Mehmeti.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI