Flash

Dinamo shpërfytyron Erzenin: poker i frikshëm i të besuarve të Mehmetit

Lapsi.al 4 February 2024
Dinamo shpërfytyron Erzenin: poker i frikshëm i të besuarve

Në ndeshjen që mund të përcaktonte qartë se për cfarë objektivi do të luante, Dinamo nuk gaboi, duke shkatërruar 0-4 Erzenin. Në javën e 22 të Superiores nuk pati praktikisht sfidë në Rrogozhinë, me të besuarit e Mehmetit që shpërfytyruan kundërshtarin me një poker. Hoxha e Kaçorri i dhanë drejtim ndeshjes në pjesën e parë, Zabërgja e Bardhi mbyllën llogarinë.

E çuditshme po të mendosh, që shijakasit ndryshuan një pjesë të mirë të lojtarëve për të nisur kthesën, e tani janë në situatë edhe më të vështirë. Tre humbje një barazim e një fitore të vetme për skuadrën e Deliallisit, që tani duhet të frikësohet seriozisht për mbijetesën. Dinamo dominoi ndeshjen ndaj shijakasve, duke zhbllokuar takimin me golin e Hoxhës në minutën e 32'. Erzeni e ndjeu goditjen dhe pa shkuar në pushim, pësoi edhe golin e dytë nga Kaçorri.

Shijakasit u munduan të reagonin në pjesën e dytë, por shpërdoruan disa mundësi të mira para portës kundërshtare. Katër zëvendësimet e Deliallisit ndryshuan mënyrën e lojës, por jo rezultatin që Sali e ruajti të paprekur. Dinamo bëri pastaj lojën e preferuar dhe në kundërsulm ndëshkoi me Zabërgjan pesë minuta nga fundi. Bardhi pastaj e bëri pasivin më të rëndë për shijakasit, duke i shënuar edhe golin e katërt në minutën e 90'.

Lexo më tej13 ndeshje pa fituar në kampionat, shkatërron 3-0 Skënderbeun: Teuta i kishte mundur korçarët edhe në Kupë

Dinamo, që ka edhe një ndeshje për të rikuperuar me Skënderbeun, është larguar tashmë nga zona e ftohtë e klasifikimit. Me 28 pikë, Mehmeti mund të shtyjë për një vend në Final Four, tashmë vetëm 5 pikë larg. Tirana ka 33 pikë, por ka luajtur një ndeshje më shumë se Dinamo. Në anën tjetër, Erzeni mbetet me 22 në zonën playout, një mbi Teutën dhe -3 nga Skënderbeu.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI