Flash

Video/ Tirana përmbys Kukësin në fund me dy penallti me VAR: plasin polemikat e forta

Lapsi.al 3 February 2024
Video/ Tirana përmbys Kukësin në fund me dy penallti me VAR:

Tirana kthehet te fitorja, duke përmbysur në fund Kukësin 2-3, për t'i shkaktuar Emiljano Çelës një dëbutim të hidhur. Dy herë në avantazh, blutë kanë shpërthyer kundër arbitrimit e sidomos VAR "që ndërhynte vetëm për rastet e bardhebluve", sa për të cituar teknikun Çela.

Sidoqoftë një 2-3, në javën e 22 të Superiores, që mund të ketë gjëra pozitive pas së cilës Çela mund ta kapet. Skuadra e tij dha shenja gjallërie (pavarësisht rezultati) dhe udhëhoqi ndeshjen kundër vendit të tretë tashmë për një orë e 10 minuta. Sfida nisi mirë për verilindorët, që morën avantazhin me Salami. Në minutën e 15’ sulmuesi kaloi në avantazh Kukësin, duke futur nën presion Tiranën, e detyruar të dilte përpata. Gjithësesi, vendi i parafundit ndoshta peshon më shumë, duke qenë se ai që gabon është një ekspert si Tafas. Portieri e katranos kapjen në goditjen e Deliut, duke i dhënë mundësinë Latifit të shtyjë me kokë në rrjetë në minutën e 28’.

Lexo më tej"Ju mendoni se pa Final Four do të ishte kjo diferencë?". Çfarë fshihet pas deklaratës së fortë të Shehit

Kukësi nuk u dekurajua, edhe sepse Tirana nuk ishte e parezistueshme. E në minutën e 39' erdhi avantazhi i dytë i vendasve me Dragoshin, që i lejoi të tijve të mbyllte pjesën e parë në avantazh.

NË SKENË U NGJIT VAR

Përmbysja erdhi në pjesën e dytë, atëherë kur Kukësi po administronte. Tirana në fakt bëri përpjekjet e saj, por u deshën dy penallti të akorduara me VAR për të përmbysur vendin e parafundit në renditje. Në minutën e 69’, ishte Abazaj që nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, pas një prekje të topit me dorë nga ana e Dragoshit. Në minutën e 89’, ishte i sapofuturi Patrick, i cili ktheu në gol penalltinë që e fitoi po vetë.

Me këtë fitore Tirana ngjitet në kuotën e 33 pikëve, provizorisht në vendin e tretë. Ahmataj, pas humbjes 3-4 me Skënderbeun, mund të marrë disi frymë, por mbrojtja stonon: 6 gola të pësuar në 2 ndeshje. Kukësi, ndërkohë, vazhdon në mbetet në vendin e parafundit me 19 pikë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI