Flash

Video/ Wolves barazoi në të 95', United fitoi në të 97': 18 vjeçari Mainoo vendosi një ndeshje të çmendur

Lapsi.al 1 February 2024
Video/ Wolves barazoi në të 95', United fitoi në të

Ndeshja e fundit e javës së 22 të Premier League është një vorbull emocionesh. Manchester United fluturoi në 2-0 dhe 3-1, por u arrit nga Wolves në minutën e 95'. Djajtë e Kuq panë ferrin përpara se të ktheheshin në Parajsë. Një aksion i mahnitshëm nga Kobbie Mainoo i siguroi Ten Hag një fitore 4-3 në minutën e 97' dhe vendin e shtatë me 35 pikë. Në ndeshjen tjetër të sotme, West Ham fshiu gabimin e rëndë të Kalvin Phillips dhe barazoi 1-1 me Bournemouth.

WOLVERHAMPTON 3-4 MANCHESTER UNITED

Ndodhi gjithçka në Molineux, ku Manchester United rrezikoi të hedhë në kosh më të thjeshtën e fitoreve. Në fund, festoi në minutën e 97' falë Kobbie Mainoo. 4-3 ndaj Wolves dhe vendi i shtatë i vetëm për ten Hag. Menaxheri riktheu Rashford si titullar pas kaosit të javës së kaluar, me mungesën në stërvitje për një natë në klubet e Belfast. Anglezi ja shpërbleu, duke shfrytëzuar asistin e Højlund në minutën e 5', për të kaluar në epërsi Red Devils. Kishte vetëm një skuadër në fushë dhe United shënoi 2-0 në minutën e 22. Shaw krosoi ulët dhe Højlund e dërgoi topin pas shpinës së portierit. Ndeshja e dytë radhazi me gol e asist për danezin, që thyen rekordin e Cristiano Ronaldos duke e arritur këtë me Man United para moshës 21-vjeçare.

Casemiro e Højlund panë t'i anulohen dy gola për pozicion jashtë loje nështesën e të parës. Wolverhampton përfitoi duke rihapur ndeshjen me Sarabia me penallti në minutën e 71'. McTominay ktheu distancën e sigurisë duke shënuar me kokë në minutën e 75'. Epërsia e dyfishtë e Djajve të Kuq zgjati vetëm dhjetë minuta, sepse Kilman përfitoi nga mbrojtja e dobët në një këndore për të bërë rezultatin 3-2 (85'). United u frikësua dhe u fundos pas një kundërsulmi të Wolves me 3-3 e shënuar nga Pedro Neto në minutën e 95'. Por ende nuk kishte mbaruar, sepse në minutën e 97' Kobbie Mainoo shënoi golin e fitores: 4-3 ndaj Wolverhampton. United fluturon në vendin e shtatë me 35 pikë: Newcastle dhe Brighton janë prapa (32), ndërsa Wolves mbetet i 11-ti me 29.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI