Flash

Mikulic i fundit, 10 klube e 97 transferta mes hyrjeve e daljeve: janari i çmendur i Superiores

Lapsi.al 1 February 2024
Mikulic i fundit, 10 klube e 97 transferta mes hyrjeve e daljeve: janari i

Në 31 janar, ora 00.00 u mbyll zyrtarisht edhe dritarja dimërore e merkatos së transferimeve. Ndonëse duhet të ishte riparuese, si zakonisht, në Shqipëri dritarja dimërore shndërrohet në revolucionarizuese. Aktive edhe dita e fundit,  nga firma e Mikulic me Partizanin e deri te prezantimi i Çelës në pankinën e Kukësit. Një rekord lëvizjesh, 97 në total mes hyrjeve e daljeve, për vetëm 10 klubet e Superiores, nga të cilat dy me merkaton hyrëse të bllokuar. Pikërisht, kjo gjë ndaloi të rritej edhe më shumë shifra, duke kapërcyer në këtë pikë barrierën treshifrore.

TË SHFRENUARIT...

Më të shfrenuarit kanë qenë Kukësi e Erzeni, dy skuadra që luftojnë për mbijetesë, që së bashku kanë kryer 40 lëvizje në organikë. Sikur të mos mjaftonin 12 afrimet e 6 largimet, Kukësi ditën e fundit të merkatos ndryshoi edhe drejtimin teknik, me largimin e Nicës dhe emërimin e Çelës. Edhe shijakasit, që zhbllokuan merkaton, larguan në total 10 lojtarë, për të afruar 12, që është edhe rekordi i këtij janari.

KUSH RUAJTI EKUILIBRAT?

Të kujdesshëm kanë qenë Partizani e Vllaznia. Të kuqtë morën vetëm Skukën e Ismailin, e in-extremis Bojo Mikulic. Mbrojtësi kroat ka firmosur në ditën e fundit, pasi të kuqtë kishin hequr 4 tepricat Grezda, Da Silva, Bilali e Kocijan. Kuqeblutë kanë sjellë në Shkodër Ajdarevic e larguan Cheshmediev, Dodev, Dragoshin e Asanin. Dinamo e Teuta ruajtën ekuilibrat në numër, por e lëshuan dorën në funksion të objektivave: blutë morën 7 lojtarë (Qefalia i fundit) e hoqën po 7 (Denison i transferuari i fundit). Egnatia është e vetmja që ka revolucionarizuar krejt ofensivën, me Montenegro, Gjata, Ibrahimoglu në vend të Isgandarli e Paulauskas. 6 të rinj nën urdhërat e Tetovës në total e 7 dalje, që po ndihmojnë rrogozhinasit të qendrojnë të distancuar në krye të renditjes.

ASNJË LËVIZJE

Tirana dhe Skënderbeu janë të vetmit që nuk kanë kryer asnjë përforcim, por nga bardheblutë janë transferuar 4 lojtarë, Florent Hasani më i rëndësishmi e nga korçarët u larguan dy, i fundit Frashëri në 31 janar. Skuadra e vetme e Superiores që nuk ka larguar asnjë në janar është Laçi.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI