Flash

Video/ Fenomeni Vitor Roque i jep frymëmarrje Barcelonës: goli i parë i adoleshentit thyen 1-0 Osasunan

Lapsi.al 31 January 2024
Video/ Fenomeni Vitor Roque i jep frymëmarrje Barcelonës: goli i

Xavi merr frymë, por jo shumë mirë. Pas njoftimit për dorëheqjen e tij, rikuperimi i ndeshjes me Osasunën e shtyrë për Superkupën e Spanjës kishte marrë konturet e një maje Himalaje nga pikëpamja psikologjike. Barcelona fitoi 1-0 falë golit të parë me fanellën blaugrana të brazilianit 18-vjeçar Vitor Roque. Katalanasit megjithatë shfaqën vështirësitë e zakonshme dhe rrezikuan të barazoheshin. E kjo pavarësisht se skuadra nga Pamplona ishte me 10 lojtarë nga minuta e 67' për shkak të kartonit të dyfishtë të verdhë për Unai Garcia. E verdha e dytë erdhi për një mbajtje të Vitor Roque: adoleshenti i sapo ardhur nga Atletico Paranaense ishte vendimtar.

ZËVENDËSIM MIZOR

Hyri në lojë në minutën e 62' në vend të Fermin Lopez, i cili nga ana e tij zëvendësoi Ferran Torres për një problem muskulor në pjesën e pasme të kofshës së djathtë në minutën e 7'. Ferran u largua në lot. Fermin doli në mënyrë të pamerituar duke qenë se në pjesën e parë të tmerrshme të Barçës ishte i vetmi që provoi së bashku me Lamine Yamal. Gjithsesi Xavi e largoi dhe pas 73 sekondash Vitor Roque goditi me kokë një krosim nga e majta të Cancelos, duke shënuar golin vendimtar në një veprim të nisur nga gjithmonë pozitivi Lamine Yamal.

SHTYLLA

Pastaj erdhi përjashtimi i Unai Garcia dhe një mundësi e dyfishtë për Osasunan. Shtyllë e Raul Garcia dhe një pritje brilante e Iñaki Peña në goditjen nga distanca të Moncayola. Barça në telashe dhe pa zëvendësime: 'dritarja' e tretë u përdor nga Xavi në minutën e 77'. Sidoqoftë, në fund një fitore dhe avantazhi i pikëve ndaj Athletic Bilbao në vendin e pestë është 5. Një minimum qetësie për një ekip në trazira të vazhdueshme .

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI