Flash

Superiore, përcaktohen datat dhe oraret e javës së 22 të kampionatit: luhet supersfida Partizani – Egnatia

Lapsi.al 31 January 2024
Superiore, përcaktohen datat dhe oraret e javës së 22 të

Përplasje kryesuesish në javën e 22 të kampionatit të Superiores. Nuk do të sjellë sigurisht ndryshim në renditje me diferencën prej 10 pikësh mes dy vendeve të para, por raundi që do të luhet në fundjavë do të japë shumë konfirmime. Pas dy barazimesh në dy fazat e para, Partizani e Egnatia do të përballen për të tentuar të japin një sinjal edhe në lidhje me Final Four. Tre takime janë të programuara për t’u zhvilluar të shtunën ndërsa dy të dielën.

DEBUTON ÇELA NË KUKËS, PËRPLASET KREU NË TIRANË

Sfida hapëse e javës së 22 të Superiores do të jetë Kukësi – Tirana. Ndeshja do të luhet në “Kukës Arena” duke nisur prej orës 13:30, me vendasit që ndryshojnë edhe një herë pankinën. Stavri Nica nuk është më, debuton Emiljano Çela.

Në të njëjtën ditë do të luhen edhe dy takime të tjera në orën 16:00. Në “Arenën e Demave” Partizani do të përballet me Egnatian. Një sfidë mes vendit të parë dhe të dytë që mund të japë përgjigje të rëndësishme për Shehin e Tetovën. Të kuqtë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja. Tekniku Shehi po shpejton të konsolidojë skuadrën e tij, për të nisur një vazhdë fitoresh që do të vlejë shumë për të bindur moralisht edhe lojtarët se mund të mbrojnë titullin. Në anën tjetër rrogozhinasit do të tentojnë të regjistrojnë triumfin e katërt radhazi në Superiore, për të thelluar akoma më shumë diferencën në renditje.

Lexo më tejEgnatia 'peshkon' rivalin më të keq: shorti përcaktohen katër çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Ndeshja tjetër që do të luhet në të njëjtën orë është ajo mes Teutës dhe Skënderbeut. Durrsakët ende nuk e kanë regjistruar triufmin e parë për këtë vit në kampionat dhe do të kërkojnë të fitojnë në “Niko Dovana” ndaj Skënderbeut. Në anën tjetër, korçarët duan vazhdimësinë pas triumfit në “Air Albania” ndaj Tiranës. Të dielën do të luhen edhe dy takimet e fundit, në orën 13:30. Laçi do të presë Vllazninë, ndërsa Erzeni do të përballet me Dinamo City.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI