Flash

Lamtumira e hidhur e Xavi Hernandez nga Barcelona: "Të stërvisësh këtë klub është mizore"

Lapsi.al 30 January 2024
Lamtumira e hidhur e Xavi Hernandez nga Barcelona: "Të

Pas humbjes së rëndë 5-3 nga Villarreal dhe njoftimit të lamtumirës së tij nga Barcelona një vit më herët, Xavi u rikthye para mikrofonave dhe nuk mund të thuhet se e mori me qetësi. "Nuk u vlerësova në përgjithësi. Kjo më lodh. Kam ndjesinë se çfarëdo që të bësh nuk vlerësohet", tha trajneri spanjoll.

Sipas teknikut Xavi, problemi nuk është se mos duron presionin: "Kemi mbërritur në një nga momentet më komplekse. Mendoj se puna jonë nuk do të vlerësohet kurrë. Më vjen keq ta them, por e përsëris. Kështu i ndjej gjërat: të stërvitesh Barcelonën bëhet e pakëndshme. Të bëjnë të ndihesh sikur je i pavlerë. Kisha folur për këtë me Pep dhe ai ma pati thënë. E njëjta gjë ndodhi me Valverde dhe pashë Luis Enrique të vuante gjithashtu". Një sulm i ashpër, pa asnjë dyshim: "Kjo duhet të na bëjë të mendojmë. Kemi një problem me kërkesat që shoqërojnë pozicionin e trajnerit të Barçës. Duket sikur po luan për jetën në çdo ndeshje. Prandaj them se është një punë mizore, nuk e shijon ”, shtoi ish-mesfushori.

Lexo më tej: Shuplaka e Villareal ka kosto: Xavi heq dorë nga pankina e Barcelonës

Pavarësisht fjalëve të ashpra, Xavi bëri thirrje për unitet nga tani deri në fund të sezonit. "Unë mendoj se është koha për unitet. Këto nuk janë kohë të lehta dhe ne kemi nevojë për unitetin e tifozëve të Barcelonës më shumë se kurrë. Tifozët nuk na kanë zhgënjyer. Unë e vlerësoj mbështetjen që kam pasur që nga emërimi im. Reagimi ka qenë spektakolar, edhe nga dhoma e zhveshjes”, tha ai, duke shpjeguar më pas se “sezoni nuk ka mbaruar” dhe “duam të bëjmë mirë”.

“TANI KLUBI NUK KA NEVOJË PËR MUA”

Një jetë e dedikuar për ngjyrat blaugrana, megjithatë, nuk mund të lihet në hije. E atëherë, në fund, vijnë edhe fjalët pajtuese nga Xavi: "Unë do të jem gjithmonë në dispozicion për atë që i duhet klubit. Nuk e përjashtoj që një ditë të kthehem, por tani klubi nuk ka nevojë për mua. Lamtumira është një vendim që e kisha marrë dhe që në fillim të sezonit nisa ta merrja në konsideratë. E përsëris, këtu puna nuk të vlerësohet”, përfundoi Xavi.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI