Flash

E bujshme, Kean ishte në Madrid për vizitat mjekësore, dështon kalimi te Atletico: motivi

Lapsi.al 30 January 2024
E bujshme, Kean ishte në Madrid për vizitat mjekësore,
Praktikisht ishte gjithçka e kryer për huazimin e Moise Kean nga Juventus te Atletico Madrid. Negociatat ishin kompletuar me një marrëveshje mes klubeve dhe akordin mes Colchoneros dhe sulmuesit. Papritur, megjithatë, transferimi u anulua dhe lojtari, i cili ishte në Madrid që nga e diela dhe dëshmitar i fitores 2-0 të ekipit të Simeone kundër Valencias, do të kthehet në Torino.

DËSHTON KALIMI I KEAN TE ATLETICO

Dështoi në mënyrë të bujshme dhe të papritur kalimi i Moise Kean nga Juventus te Atletico Madrid. Negociatat për huazimin e sulmuesit bardhezi ishin ngadalësuar orët e fundit dhe tashmë janë ndërprerë përfundimisht. Sulmuesi i Juventus, i cili ka qenë jashtë fushës për gati një muaj për shkak të një problemi me tibian, kreu teste të hollësishme fizike në Madrid dje. E pas kontrolleve, stafi mjekësor Colchoneros ka dalë në konkluzion se koha e nevojshme për ta parë atë në fushë është shumë më e gjata nga ato të vlerësuara në Itali. Lexo më tejVideo/ Tridhëmbëshi muzikal Kean-Leao-McKennie: "Së shpejti një këngë së bashku" Për këtë arsye, pavarësisht kontakteve të vazhdueshme mes dy klubeve dhe përpjekjeve për ndërmjetësim, të cilat vazhduan deri në orët e vona të natës, klubi spanjoll vendosi të mos e presë sulmuesin. Kështu, Kean do të kthehet në Torino, por sigurisht që nuk duket se do të mbetet bardh e zi. Në këtë kontekst këto ditët e fundit të tregut do të jenë vendimtare.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI