Flash

Rashford shtiret i sëmurë, United e zbulon: gjobë ekzamplare prej 760.000 euro

Lapsi.al 30 January 2024
Rashford shtiret i sëmurë, United e zbulon: gjobë ekzamplare prej

Gjobë spektakolare për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford. Ai duhet të paguajë një shumë që kapërcen 760 mijë euro, e barazvlefshme me pagën e dy javëve. Shkak për penalizimin e Rashford ishte mungesa në një seance stërvitore, për të cilën ai u shtir si i sëmurë. Çështja shpërtheu një ditë pas fitores në FA Cup kundër Neëport, ndeshje që sulmuesi anglez e humbi zyrtarisht për shkak se ishte i pamundur. Por që pas mungesës së tij fshiheshin të tjera gjëra, ishte tekniku i Djajve të Kuq, Erik ten Hag, i cili e la të kuptohet: “Është një çështje e brendshme dhe në orët e ardhshme do ta diskutojmë”.

Ata që e zbuluan misterin ishin tabloidët, që publikuan fotografi të natës së kaluar nga Rashford në Belfast, më pak se 48 orë para ndeshjes së Kupës. Një seri imazhesh që dokumentuan, moment pas momenti, ditën me përmbajtje të lartë të alkoolit për qendërsulmuesin e United, në shoqërinë e mikut të tij futbollist (aktualisht i lirë) Ro-Shaun Williams. Aventura përfundoi në zemër të natës kur Rashford më në fund ra në gjumë, ende i veshur, në dhomën e hotelit të marrë me qira për këtë rast. Foto që mohuan menjëherë versionin e ofruar fillimisht për klubin nga vetë lojtari, kur të nesërmen ai nuk mori pjesë në stërvitje.

REAGIMI I KLUBIT

I thirrur urgjentisht në seli për një takim kokë më kokë me drejtuesit dhe trajnerin e tij, nuk ka mjaftuar ndjesa e kërkuar që Rashford të shmangte gjobën e rëndë. Në fakt, shuma e fortë justifikohet edhe me episode të tjera joprofesionale të kohëve të fundit nga lojtari. Njolloset kështu imazhi i një djali të mirë të përfshirë në punët shoqërore që Rashford e kishte arritur kur, ende shumë i ri, kishte qenë në krye të një beteje, të fituar më vonë, për të ofruar dreka falas në shkollë për fëmijët më në nevojë.

Lexo më tej: Manchester United turpërohet në derbi, Rashford kalon natën në diskotekë: tërbohen Red Devils

Edhe tifozët e United duket se e kanë humbur durimin, por e ardhmja e Rashford, i lindur në 97-ën, mbetet e lidhur me Old Trafford. Kjo edhe në sajë të një kontrate të sapo rinovuar deri në vitin 2028, me një pagë vjetore që i kalon 12 milionë euro. Këtë sezon Rashford ka luajtur 26 ndeshje, duke shënuar vetëm 4 gola.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI