Flash

Video/ Allegri ndez sherrin në Pressing, Zazzaroni humb mendjen me Trevisani: "Perry Mason i motrës tënde"

Lapsi.al 29 January 2024
Video/ Allegri ndez sherrin në Pressing, Zazzaroni humb mendjen me
E pabesueshme ajo që ndodhi gjatë transmetimit të emisionit Pressing. Të ftuarit në studio, drejtori i Corriere dello Sport Ivan Zazzaroni, gazetari Sandro Sabatini dhe komentatori Riccardo Trevisani, ndezën një debat që më pas çoi në një sherr të vërtetë verbal. E gjitha për fajin e teknikut të Juventus Allegri. Argumenti konfliktual ishte Juventus i Max Allegri, dhe në veçanti zgjedhja e trajnerit toskan që në vend të Yildiz të luante që në fillim me Milik, i cili u përjashtua më vonë. Megjithatë, pakkush do ta kishte imagjinuar se tonet do të arrinin deri në atë pikë sa t'i vinin "flakën" studios.

SHERR I EGËR NË PRESSING

Juventus dhe Allegri janë gjithmonë temë diskutimi në çdo studio televizive dhe në veçanti në Mediaset ku të ftuarit e rregullt Zazzaroni, Trevisani dhe Sabatini shpesh kanë mendime kontradiktore për numrin 1 të pankinës bardhezi. Këtë here “guri i skandalit” ishte zgjedhja e Max për të preferuar Milik ndaj një Yildiz në formë të shkëlqyer. “Nuk ishte mirë Yildiz?”, pyeti Trevisani, i cili më pas tha me shaka: “E Milik në vend të kësaj ishte bombë...”. Fjalë të cilave Sabatini iu përgjigj ashpër: “Pra, Milik u përjashtua për shkak të teknikut Allegri?”. Diskutimi vazhdoi me ndërhyrjen e drejtorit Zazzaroni, ndërsa Trevisani akuzoi teknikun e Juventus se e kishte nënvlerësuar ndeshjen. Drejtori i CorSport iu përgjigj me sarkazëm: “Kush e di pse Elkann nuk të thërret ty për trajner”, e pyeti ai kolegun. Në atë moment vetë Trevisani akuzoi dy bashkëbiseduesit e tij: "Ju jeni Perry Mason të një personi - tha ai duke iu referuar mbrojtjes së fortë të tyre për Allegrin - do të doja të flisja për futboll. Nëse duhet të thoni bravo, thoni bravo, nëse ka ndonjë gjë për të kritikuar, kritikohet. Në vend të kësaj, ju thoni mirë, pavarësisht se nuk është mirë." Shpërthimi i plotë i Ivan Zazzaroni nuk vonoi të mbërrinte: "Perry Mason i kujt? I motrës tënde", bërtiti ai para se t'i thoshte telekronistit të shkonte në djall.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI