I pritur thuajse si hero nga tifozët e Hajduk Split me rastin e ndeshjes së tyre të fundit në kampionat, Josip Brekalo i është dashur të përballet me një surprizë të keqe pas kthimit në shtëpi në Zagreb. Playmaker-i i larguar pak ditë më parë nga Fiorentina, ka gjetur muret e shtëpisë së tij të shkruar me disa mesazhe të firmosura nga tifozët e Dinamos. Në fakt, këta të fundit nuk e kanë tretur kalimin e 25-vjeçarit te rivalët e mëdhenj Hajduk. Brekalo, kur gjithçka dukej e kryer për rikthimin e tij në Zagreb te klubi që e ka rritur, ndryshoi destinacion.
Lexo më tej: Interisti Perisic 'kopjon' milanistin Kalinic: kthehet te Hajduk e do të fitojë vetëm 1 euro
“Brekalo tradhtar” ishte shkrimi që u shfaq në shtëpinë e tij në zonën e Maksimirit. E pastaj "Ne do ta kujtojmë gjithnjë tradhtinë tënde". Të gjitha mesazhet me përmbajtje, veçse të butë jo, për lojtarin e lindur në 1998-ën që ka veshur edhe fanellën e Torinos në Itali. Transferimi te Dinamo Zagreb dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme gjyqësore me klubin historik kroat.
