SHPJEGIMI I TEKNIKUT XAVI
"Kam ndjesinë se është gjëja e duhur, ndihem më i lirë pasi e komunikova. Nuk është çështje energjie, e kam këtë, por te ndryshimi i drejtimit që i nevojitet skuadrës. Kanë mbetur edhe katër muaj dhe jam i sigurt se ende mund të luajmë për La Liga. Ndjesia ime është se Barça do të përmirësohet me lamtumirën time në fund të vitit”, vazhdoi Xavi. Trajneri katalanas e analizon qartë vendimin: "Nuk dua të jem problem, e vendos Barcelonën mbi gjithçka. Besimi tek unë deri tani ka qenë total, thuajse emocionues. Por na duhet një ndryshim drejtimi për të zhbllokuar skuadrën, kjo do të qetësojë gjithçka që rri pezull mbi klubin”. Po nëse Barça do të kishte fituar kundër Villarreal? "Ndoshta do ta kisha vonuar njoftimin, por herët a vonë do ta kisha bërë. Zgjedhje e padrejtë? Nuk e di, e mora me zemër. Nuk i kisha thënë ende ekipit, do të flas me lojtarët në orët e ardhshme”. Çfarë do të bëjë Xavi në të ardhmen? “Nuk e di, do të qëndroj pak në shtëpi me familjen. Puna ime si trajner më bën të kaloj më pak kohë me ta dhe nuk mund të jem aq egoist”.Xavi Hernández: "I want to announce that on June 30 I will no longer continue as the coach at Barça. I think the situation needs to change course, and as a culer, I cannot allow the current situation." pic.twitter.com/VSEfG2zRNt
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 27, 2024