Flash

Benzema bëhet një cështje shtetërore: fondi PIF bllokon largimin e tij nga Arabia

Lapsi.al 27 January 2024
Benzema bëhet një cështje shtetërore: fondi PIF bllokon

Një çështje e Shtetit, ose më mirë, e futbollit shtetëror. Arabia nuk mund ta përballojë të humbasë Karim Benzema. Imazhi dhe perspektiva e një lëvizjeje pa histori dhe traditë, por me shumë e shumë para janë në rrezik. E kështu, kush i administron këto para, i shpenzon dhe i shpërndan, ka vendosur të ndërhyjë. Ky është lajmi i raportuar sot nga RmcSport dhe l'Equipe, duke përshkruar se si fondi sovran saudit PIF ka ndaluar çdo mundësi të kthimit të sulmuesit francez në Evropë.

Me pak fjalë, Benzema duhet të qëndrojë te Al-Ittihad, duhet sistemuar çarja dhe duhet të sigurohet që ai të kthehet në fushë së shpejti. Paratë në këtë rast janë gjithmonë të dobishme për ti bërë të gjithë të jenë dakord. Kështu, sipas asaj që parashikohet, Benzema mund të jetë në fushë më 4 shkurt, në çerekfinalen e Kings Cup kundër Al-Faisaly.

Lexo më tejFundi i trishtë i Benzema në Arabinë Saudite: e thërrasin të gjithë me një nofkë poshtëruese

Një kafaz i praruar, me pak fjalë. Por kjo mund të jetë e mjaftueshme. Nga ana tjetër, duke lënë mënjanë zërat, rikthimi në Evropë i ish-lojtarit 36-vjeçar të Real Madrid nuk ka qenë asnjëherë një çështje me zgjidhje të lehtë. Chelsea, u aludua, pastaj edhe Real e deri te Lion. Zëra të mjaftueshëm për të ndezur ambjentet. Edhe pse asgjë konkrete e të shoqëruara me mohime të menjëhershme. Tani, për të qenë të qartë, nuk mund të ketë asgjë përfundimtare deri në gongun përfundimtar të seancës së merkatos. Sidoqoftë, një çështje shtetërore shkon përtej sportit dhe pakënaqësive të individëve.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI