Flash

Kupa e Shqipërisë, evitohet derbi kryeqytetas në çerekfinale: shorti të mërkurën, ja ndarja në vazo

Lapsi.al 27 January 2024
Kupa e Shqipërisë, evitohet derbi kryeqytetas në
Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë shortin për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2023/2024 ditën e mërkurë më datë 31 janar, ku do të zbardhen çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni. Përjshtohet derbi kryeqytetas, duke qenë se Partizani dhe Tirana ndodhen në të njëjtën vazo. Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të nisë në orën 11:00, ku do të jetë i hapur për mediat, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e tetë klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Egnatia, Partizani, Vllaznia, Tirana, Teuta, Kukësi, Erzeni dhe Laçi. Lexo më tejKupa e Shqipërisë, Tirana e Partizani në çerekfinale, Dinamo eliminohet në Laç: ja rezultatet Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë të pozicionuara në vazon e parë ndërsa Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni ndodhen në vazon e dytë. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI