Flash

“Emocionet të çojnë në rrugë të gabuar”: Osmani apel Vllaznisë, por pranon që Partizani është një provë

Lapsi.al 27 January 2024
“Emocionet të çojnë në rrugë të
“Një ndeshje ku përballë kemi kampionin aktual, normalisht që do të jetë një derbi. Mundohemi ta presim këtë lojë sa më me qetësi. Sigurisht që mund të jetë një prove”. Qatip Osmani, pasi ka bërë gjashtë fitore radhazi, nuk dëshiron të ndalet më. Përpara është ndoshta më e vështira e ndeshjeve në këtë seri suksesesh, duke qenë se Partizani është një rival direkt për objektivat e kuqebluve. Nuk është rastësi ulja e tonuseve nga tekniku i shkodranëve, që dëshiron të largojë presionin nga lojtarët. Edhe pse kuqeblutë kanë lojtarë me eksperiencë, ka shumë mes tyre që nuk janë mësuar me një nivel të tillë: “Me këtë fitore Vllaznia nuk siguron asgjë, por fakti që jemi kundër një ekipi, një ndër më të mirët në Shqipëri, ka peshën e vet”. Lexo më tej“Merkato, si gjithnjë me spekulime. Askush nuk lëviz”: Shehi i mbyll derën ikjeve para Vllaznisë Osmani i trembet euforisë, një ndjesi që në fakt në Shkodër përjetohet shumë lehtë. Ndoshta edhe për këtë motiv, që tekniku mundohet t’i bëjë lojtarëve të kuptojnë rëndësinë e ndeshjes pa I ushtruar trysni: “Nuk ndjejmë ndonjë presion në prag të kësaj ndeshje. Ndoshta edhe rezultatet e fundit kanë bërë që të jetë kjo situatë dhe të mos kemi ndonjë presion të veçantë. Kuptohet që synimi i vetëm është fitorja. Por kuptohet pa ndonjë emocion që mund të na çojë në rrugën e gabuar”, përfundoi Osmani në konferencën për shtyp të vigjiljes.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI