Flash

Video/ Penalltia e humbur kushton, Bayern me vuajtje thyen Augsburg: shembet Leipzig kundër Stuttgart

Lapsi.al 27 January 2024
Video/ Penalltia e humbur kushton, Bayern me vuajtje thyen Augsburg: shembet

Bayern Munich vuan të fitojë, në javën e 19 të Bundesligës, duke mposhtur Augsburg 3-2 në derbin bavarez. Djaloshi Pavlovic, Davies dhe i zakonshmi Kane shënuan për Tuchel. Dygolëshi i Demirovic nuk mjaftoi për vendasit që humbën edhe një penallti, të pritur nga Neuer. Në ndeshjet e tjera, fitores e çmendur 5-2 e Stuttgart ndaj Leipzig, me Undav që shembi përtokë Bullen me një trigolësh të mahnitshëm. Werder Bremen mposhti Freiburg 3-1, ndërsa përfunduan në barazim 1-1 Wolfsburg-Koln dhe Hoffenheim-Heidenheim.

BAYERN, SA VUAJTJE PËR TË THYER AUGSBURG

Vazhdon ndjekja e Leverkusen për Bayern Munich, që vuajti për të mposhtur 3-2 Augsburg në derbin bavarez. Skuadra vendase e nisi shumë mirë ndeshjen. Augsburg madje fitoi një penallti pas disa minutash, por arbitri vendosi ta revokojë pas kontrollit në VAR. Skuadra e Tuchel, pas frikës, nisën të prodhojnë dhe në minutën e 23' zhbllokuan ndeshjen me të riun Pavlovic, i cili shënon 1-0. Skuadra e Tuchel vazhdoi të menaxhojë pa problem epërsinë dhe në minutën e 50', pak para bilbilit për pjesën e parë, dyfishuan epërsinë. Aksion personal i Davies, i cili me një goditje të fortë nga jashtë zonës bëri 2-0 (gabim i madh i portierit Dahmen).

Lexo më tej: Video/ Guerreiro mban me shpresë Tuchel, sherr mes Bjelica e Sané: Bayern Munich thyen Union mes tensionit

Në fillim të pjesës së dytë Augsburg ngushtoi diferencën, me kthesën e Demirovic pas krosimit të Mbabu. Megjithatë, shpresat e skuadrës së Thorup zgjatën pak minuta. Në minutën e 58' Harry Kane golin e 27 sezonal, me një prekje nga afër, duke e bërë rezultatin 3-1. Rreth minutës së 80', Bayern ishte afër pokerit, me shtyllën e goditur nga Tel. Dy minuta nga fundi vendasit rrezikuan të rihapnin situatën në mënyrë të bujshme me një penallti të akorduar për një faull të Neuer. Portieri gjerman korrigjoi gjithçka vetë duke neutralizuar goditjen nga pika e bardhë e Michel. Në minutën e 93', një tjetër penallti për Augsburg (faull i Muller) dhe kësaj radhe Demirovic nuk gaboi, duke e çuar rezultatin në 3-2. Shumë vonë për të tentuar më shumë. Bayern fitoi 3-2 dhe u ngjit në 47 pikë në renditje, ende në vendin e dytë. Shumë keqardhje për Augbsurg, i dymbëdhjeti dhe i mbërthyer në 21 pikë.

Bundesliga Germany

Augsburg 2-3 Bayern Munich

Hoffenheim 1-1 FC Heidenheim

VfB Stuttgart 5-2 RB Leipzig

Werder Bremen 3-1 Freiburg

Wolfsburg 1-1 FC Cologne

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI