Flash

Video/ Çmenduri në Egnatia Arena: rrogozhinasit përmbysin Erzenin 3-2 në pjesën e dytë

Lapsi.al 29 January 2024
Video/ Çmenduri në Egnatia Arena: rrogozhinasit përmbysin
Egnatia nuk ndalet dhe i tregon të gjithëve se me një kampionat pa Final Four nuk do kishte rivalë. Rrogozhinasit kanë arritur një fitore të çmendur përballë Erzenit me përmbysje, duke fituar me rezultatin 3-2 në javën e 21-të të Superiores. Një sukses që i çon lojtarët e Tetovës 10 pikë para vendit të dytë.
E të mendosh, që sfida nisi më mirë për shijakasit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 4’. Marzuk mposhti portierin Sherri, duke shkundur vendasit. Egnatia ndryshoi ritëm, por Erzeni rezistoi në pjesën e parë, pa kaluar drama në prapavijë. Deliallisi u duk se mund të administronte një ndeshje, që për të nisi menjëherë mirë. Gjërat ndryshuan në në pjesën e dytë, për fatin e keq të Erzenit, shumë shpejt. Spahiu barazoi në minutën e 59’, duke u konfirmuar një lider i rrogozhinasve. Erzeni ishte cinik dhe gati e vrau ndeshjen, kur Zeka kaloi edhe njëherë në avantazh të tijtë, në minutën e 74’. Por pikërisht atëherë ndodhi kthesa. Egnatia barazoi për herë të dytë vetëm dy minuta më pas, kur Montenegro realizoi golin e dytë me fanellën e re. Ardhja tjetër e janarit, Ibrahimoglu përmbysi gjithcka 10 minuta nga fundi, duke i dhënë fitoren skuadrës së Tetovës. Lexo më tejVideo/ Nica pendohet që u kthye: Egnatia e shpartallon keq 1-4, debuton me gol Montenegro Kështu Egnatia vazhdon të marshojë në krye me 46 pikë, 10 më shumë se Partizani i vendit të dytë. Ndërsa Erzeni vazhdon të jetë në luftë për mbijetesë në vendin e 7 me 22 pikëm në rrezik për mbijetesën. [video width="804" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/m2-res_480p.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI