Flash

Ikja e presidentit, gafa e Tafas dhe replika me gazetarin, Mehmeti është një stuhi: "Portierin falenderoje ti"

Lapsi.al 29 January 2024
Ikja e presidentit, gafa e Tafas dhe replika me gazetarin, Mehmeti

“Për të qenë të sinqertë, dua të falënderoj çunat se ishe meritë e tyre, besuan deri në fund, sakrifikuan. Vinim nga një situatë e vështirë pas dy humbjeve, sidomos atë ndeshjen me Tiranën që ka lënë një njollë në aspektin psikologjik". Dritan Mehmeti ia dedikon lojtarëve fitoren in-extremis kundër Kukësit, pak minuta pasi pa ti rikuperoheshin dy gola nga veri lindorët. Dinamo u imponua 3-2 duke u afruar tashmë -2 nga zona e Final Four, edhe pse presidenti Bardhi u largua nga stadiumi pa e parë golin e fitores, ndoshta i zhgënjyer nga dy golat e Kukësit që e bënë rezultatin 2-2 në të 86'. "Presidenti u largua nga stadiumi? Me presidentin akoma nuk kam komunikuar, ai e ndjen shumë ndeshjen dhe ka në të tilla situata. Mendoj se ashtu e ka ndjerë se nuk është hera e parë që i është kthyer Dinamos, është tre herë. Të ndodhte edhe sot, do të ishte shumë e vështirë".

Lexo më tejVideo/ Pësoi dy gola në dy minuta në fund, Dinamo rrëmben fitoren në të 96' kundër Kukësit

Tekniku dinamovit i kthehet edhe gazetarit në studio që konstatoi se duhej një falënderim për Tafas. "Unë do të falënderoj lojtarët e mi, ti (i drejtohet Çarçanit që e pyeti) Tafasin, se kjo është lojë gabimesh. Se si mund të gabojnë lojtarët në vendosje, mund të gabojë edhe portieri kundërshtar. Ky është këndvështrimi ynë. Megjithatë kishte situata të mira skuadra, nuk mund ta hedhim poshtë djersën e lojtarëve. Ky është futbolli, në fund të fundit duhet edhe fati, si ta kërkosh që të shkosh te pikët" tha Mehmeti.

NICA NË SHTËPI, PARA MEDIAVE KËRRNAJA

"Profesori i vuan këto ndeshje dhe iku në shtëpi". Oltion Kërrnaja, zv/trajneri i Kukësit, tregon situatën tashmë të ditur me teknikun Stavri Nica dhe mërzinë e tij pas humbjeve të Kukësit. Skuadra ka 11 javë pa fitore në kampionat dhe tani rreziku i rënies është konkret. "U bënë shumë javë që nuk fitojmë. Kemi bërë ndeshje shumë të mira, por në fund kanë rëndësi pikët, që për ne nuk po vijnë".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI