Flash

Video/ E pabesueshme në Kupën e Azisë: Iraku eliminohet, gazetarët tentojnë të rrahin trajnerin

Lapsi.al 30 January 2024
Video/ E pabesueshme në Kupën e Azisë: Iraku eliminohet,
E pabesueshme ajo që ndodhi në Katar në konferencën për shtyp pas eliminimit që pësoi Iraku në fazën e 1/8 të Kupës së Azisë nga Jordania. Pasi mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të Al Naimat, Jordania u përmbys nga golat e Natiq dhe Hussein. Befasia erdhi në shtesë, mes minutave 95' dhe 97', Al Arab dhe Al Rashdan i dhanë jordanezëve suksesin 3-2. Disa gazetarë irakianë, siç shihet në një video që po bën xhiron e botës, sulmuan trajnerin e Irakut Jesus Casas dhe u përpoqën ta rrahin. Ndërhyrja e sigurisë shmangu degjenerimin e konfliktit. Lexo më tejVideo/ Përjashtimi i bujshëm në Kupën e Azisë: episod surreal, i paparë ndonjëherë në futboll Shumë e kanë kritikuar Casasin se e ka shpërqendruar veten nga roli i tij si trajner duke dhënë shumë intervista gjatë këtij kompeticioni. E kjo ishte edhe pjesërisht arsyeja e humbjes që mori Iraku, një prej kombëtareve më të akredituara në vigjilje për titullin kontinental. Federata irakiane e Futbollit lëshoi një deklaratë duke shprehur "zhgënjimin e saj të madh" për "një skenë që është më e dhimbshme se dalja e pamerituar e ekipit tonë". “Denoncojmë sjelljen e urrejtjes ndaj trajnerit”, nënvizon federata, e cila merr përsipër “të mos merret me këto media që përpiqen të mbjellin kaos”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI