Flash

Rishfaqet arbitri anonim në Le Iene: "Ja çfarë thotë Rocchi për spiunin"

Lapsi.al 30 January 2024
Rishfaqet arbitri anonim në Le Iene: "Ja çfarë thotë

Pas reportazhit të javës së kaluar, që tronditi Italinë, është kthyer të flasë sërish arbitri anonim. Në episodin e 23 shtatorit arbitri i prezantuar si i Serie A, kishte zbuluar parregullsi të ndryshme brenda sistemit italian të arbitrimit.

"NISI GJUETIA PËR SPIUNIN"

"Pas reportazhit filloi gjuetia për njeriun brenda Komisionit Kombëtar të Arbitrave - zbuloi arbitri anonim -. Ka një gjendje të kuptueshme nervozizmi, shumë kanë dyshime dhe secili formulon hipotezat e veta se kush është spiuni. Çfarë thonë kolegët e mi? Shumë shprehën solidarizimin me arbitrin dhe ndanë të njëjtin mendim me përmbajtjen e shprehur në reportazh. Të nesërmen Rocchi thirri një takim me të gjithë anëtarët e Komisionit kombëtar të arbitrave. Ishim rreth 160 veta, të gjithë të lidhur përmes Zoom".

MENDIMI I DIZENJATORIT ROCCHI

"Rocchi dukej i mërzitur nga reportazhi që u transmetua - vazhdoi arbitri anonim i ndeshjes -. Iu duk një tjetër sulm ndaj arbitrave nga jashtë. Ai na ftoi të mos përfshiheshim emocionalisht dhe të dilnim në fushë duke treguar aftësitë dhe vlerën tonë. Për pjesën tjetër, ai mendon se është thjesht një inskenim, një gjë mediatike për të sulmuar atë dhe arbitrat. Ai megjithatë tha se, nëse spiuni ekziston, ai do të shkojë tek ai para përfundimit të sezonit dhe do t'i kërkojë falje duke i thënë se ka bërë një ka*llik”. Kështu, në pyetjen e pritshme për mundësinë e daljes hapur me Shoqatën e Arbitrave: “Nuk do ta bëj sepse e di me çfarë do të përballem".

Zbulime, këto, të transmetuara në episodin e mbrëmjes së sotme të Le Iene (në Italia 1), së bashku me dëshmitë e pesë gjyqtarëve të tjerë të Serie A.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI