Flash

Video/ Michael feston si CR7 në fytyrën e Lionel Messi: reagimi i argjentinasit për të mos u humbur

Lapsi.al 30 January 2024
Video/ Michael feston si CR7 në fytyrën e Lionel Messi: reagimi i
Miqësorja mes Al Hilal dhe Inter Miami të Messi e Suarez, e luajtur dje, nuk duhet t'i ketë pëlqyer shumë argjentinasit dhe jo vetëm prej rezultatit. Sauditët fituan falë golit të Michael, i cili festoi duke imituar “siu” tipike të CR7. E gjitha kjo, pikërisht përpara argjentinasit, i ndjekur nga i gjithë stadiumi. Kishte një pritshmëri të madhe në Riad për miqësoren e parë saudite të Inter Miami. Skuadra e Lionel Messi, së cilës iu shtua Suarez, luajti dje ndeshjen e parë të serisë së miqësoreve, e cila do të çojë edhe në një përballje mes Messi dhe Cristiano Ronaldo të enjten më 1 shkurt. Lexo më tejGlobe Soccer, Cristiano Ronaldo fiton 'Maradona Award': mposhten Haaland, Mbappé e Kane Këtë ndeshje e fituan sauditët, të udhëhequr nga ish-lojtari i Barçës, Malcom, Mitrovic dhe Michael. Në anën tjetër, Suarez dhe Messi shënuan me penallti për Inter Miami, në një ndeshje piroteknike që përfundoi 4-3.

MICHAEL FESTOI ME SIUU PARA SYVE TË MESSI

Megjithatë, skenën e mori Micheal, autori i golit të tretë të Al Hilal. Ish-lojtari i Flamengos, në fakt, ka festuar duke imituar CR7, me tradicionalen siuuuu të portugezit, të shoqëruar nga i gjithë stadiumi. Messi, sidoqoftë, nuk e mori keq gjestin e kundërshtarit. Në të vërtetë, ndërsa braziliani po festonte, ai u drejtua nga pankina për të thënë diçka dhe u kthye vetëm kur i gjithë stadiumi bëri 'siuuu'.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI