Flash

Premier League, revolucioni VAR: arbitrat do të shpjegojnë vendimet në kohë reale

Lapsi.al 30 January 2024
Premier League, revolucioni VAR: arbitrat do të shpjegojnë vendimet

Epoka e VAR-it është gati të përjetojë një revolucion të ri, të rëndësishëm. Ifab në fakt u ka dhënë dritën jeshile arbitrave të Premier League për të shpjeguar drejtpërdrejt në fushë, që do të thotë në kohë reale, arsyet e vendimeve të tyre të lidhura me episodet e VAR. Do ta bëjnë ashtu si ndodh në rugby, përmes një mikrofoni. E shpjegimi mund të dëgjohet si nga spektatorët e pranishëm në tribuna ashtu edhe nga publiku televiziv.

Arbitrat e ndeshjeve do t'u tregojnë lojtarëve të përfshirë arsyet përse u mor një vendim i caktuar pas konsultimit me VAR ose pas një rishikimi në terren. E ky dialog do të jetë i dëgjueshëm për të gjithë, përfshirë tifozët.

Konfirmimi zyrtar duhet të vijë nga Asambleja e Përgjithshme, e planifikuar për në muajin mars. Më pas do t'i mbetet klubeve të Premier të shprehen. Nëse ka miratim përfundimtar eksperimentimi do të fillojë nga sezoni i ardhshëm.

Lexo më tej: Formati i ri i Champions League e Carabao Cup: kaos kalendari në Premier League

Disa teste janë kryer tashmë në pjesë të ndryshme të botës vitin e kaluar, veçanërisht në kampionatin meksikan dhe Kupën e Ligës Portugeze. Kreu i arbitrave anglezë, ish-arbitri Howard Webb, ishte ndër mbështetësit kryesorë të këtij revolucioni. Kjo do të garantojë një transparencë më të madhe dhe do të kufizonte, të paktën teorikisht, dyshimet dhe polemikat.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI