Flash

Video/ Bradley jep spektakël, Liverpool bën poker kundër Chelsea: Broja sheh shpartallimin nga pankina

Lapsi.al 31 January 2024
Video/ Bradley jep spektakël, Liverpool bën poker kundër Chelsea:

Fitore spektakolar e Liverpool, me një poker shkatërrimtar kundër Chelsea. Skuadra e Pochettino, asnjëherë në lojë, u rrëzua që në pjesën e parë në golat e Jota (23') dhe Bradley (39'). Në të dytën Szoboszlai e Diaz kompletuan pokerin, me në mes golin e vetëm të Nkunku (71'). Asnjë minutë në fushë për Armando Brojën, që e pa masakrimin e Blues nga pankina.

LIVERPOOL-CHELSEA 4-1

Në fushë ishte vetëm formacioni i shtëpisë në pjesën e parë. Pas përgjigjeve të Petrovic ndaj konkluzioneve të Darëin Nunez, mendoi Diogo Jota të kalonte në avantazh Reds në minutën e 23'. Suluesi përfitoi nga një asist i mbrojtësit të krahut 20 vjeçar Bradley, duke finalizuar me të majtën. Pasi Jones i shkoi afër golit të dytë, anësori i ri i djathtë i zgjedhur nga Klopp mori skenën. Bradley mposhti portierin mik me një diagonale të përsosur në minutën e 39'. Në fund të pjesës së parë erdhi edhe mundësia për të tretin, por Nunez goditi shtyllën nga penalltia.

Dominimi i Liverpool solli rezultatin e merituar 3-0 në minutën e 65' me goditjen me kokë të Szoboszlai, i servirur sërish nga Bradley. Nkunku ngushtoi diferencën gjashtë minuta më vonë, por Diaz bëri 4-1 në minutën e 79', duke shtyrë në portë asistin perfekt të Nunez. Në fund kishte vend edhe për debutimin e Cesare Casadei, që mori vendin e Palmer. Liverpool konsolidon kështu vendin e tij në krye të renditjes, duke mbetur +5 nga ndjekësit e tij, ndërsa Chelsea mbetet me 31 pikë, -20 nga Reds.

NDESHJET E TJERA

Java e 22 e Premier League i buzëqesh Manchester City. Guardiola kalon 3-1 Burnley, kthehet i dyti dhe rigjeti në fushë në fund të rikuperuarin Haaland. Vendosën dygolëshi i Alvarez mes minutës 16’ e 22’ e goli i Rodri në fillim të pjesës së dytë. Tottenham përmbysi Brentford (gol i Maupay me provokim) në xhiron e një minute e triumfoi 3-2 falë golave të Udogie (48’), Johnson (49’) e Richarlison.

Premier League England

Manchester City 3-1 Burnley

Tottenham Hotspur 3-2 Brentford

Liverpool 3-0 Chelsea

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI