Flash

"Hamilton si Batman, por Ferrari duhet të plotësojë kushtin": Flavio Briatore cinik për transferimin e bujshëm

Lapsi.al 1 February 2024
"Hamilton si Batman, por Ferrari duhet të plotësojë

Lewis Hamilton te Ferrari është një lajm që ka shkundur botën e Formula 1 dhe ka ekzaltuar mbi të gjithë tifozët e skuderisë italiane. Për lajmin e bujshëm të ditës së sotme kanë qenë të shumtë reagimet, ku spikat ai i Flavio Briatore, një që Cirkusin e Formula 1 e njeh mirë: "Nëse pajtohem me zgjedhjen? Mund të kesh edhe Batman në timon, por nëse makina nuk është konkurruese, piloti nuk mund të bëjë diferencën. Mosha gjithsesi nuk ka rëndësi. Në Formula 1, ajo që ka rëndësi është kronometri. Ne pamë se çfarë bëri Alonso vitin e kaluar". Një nga komentet më të mprehta për kalimin e Lewis Hamilton te Ferrari është i Flavio Briatore.

Lexo më tejE pabesueshme! Hamilton braktis Mercedes dhe bëhet piloti i Ferrarit

"Jam shumë i befasuar nga kalimi i Hamilton te Ferrari. Duhet të ketë pasur arsyet e tij. Nëse Ferrari e bëri këtë zgjedhje, do të thotë se është e duhura për ta. Por e përsëris, duhet të vendosësh një makinë në pistë që i jep pilotit mundësinë për të fituar. Në Formula 1, ajo që ka rëndësi është kronometri. Ne kemi parë se çfarë bëri Alonso vitin e kaluar. Hamilton është dy vjet më i ri (në fakt tre e gjysmë, red.), ai sigurisht nuk është një lule... Megjithatë, ne po flasim për pilotë me përvojë të madhe. E vetmja gjë që ka rëndësi janë kohët në xhiro, në garë, qëndrueshmëria dhe aftësia për të nxjerrë maksimumin e makinës. Jo mosha apo sa je i gjatë", e mbylli Briatore.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI