Flash

Video/ Kumbulla kalon vizitat mjekësore e firmos me Sassuolo: asnjë ndeshje në sezon, fundi i një makthi

Lapsi.al 1 February 2024
Video/ Kumbulla kalon vizitat mjekësore e firmos me Sassuolo: asnjë
Roma konfirmon se Marash Kumbulla i është bashkuar Sassuolos në formë huazimi deri më 30 qershor 2024. Mbrojtësi shqiptar, i cili iu bashkua verdhekuqve nga Hellas Verona në vitin 2020, bëri debutimin e tij kundër Juventus më 27 shtator të po atij viti. Në tre sezone, ai bëri 68 paraqitje për Romën, duke shënuar katër gola. Kumbulla ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që fitoi UEFA Europa Conference League në maj 2022, në finalen e luajtur në Tiranë me Feyenoord. Mbrojtësi shqiptar, asnjëherë i aktivizuar këtë sezon nga Mourinho është një përforcim i ri për repartin mbrojtës të jeshilzinjve. Sassuolo ka prapavijën ndër më të thyerat e Serie A me 37 gola të pësuar. Ish-lojtari i Veronës i bashkohet Andrea Belotti në listën e lojtarëve të shitur nga Roma: ‘Gallo’ do ta mbyllë vitin në radhët e Fiorentinës. Lexo më tej“Forca djema, unë jam me ju!” Kumbulla nuk luan që në maj, por e do kombëtaren në Europian Tashmë Marash Kumbulla është zyrtarisht një lojtar i Sassuolo. Kontrata e mbrojtësit, të ardhur si huazim nga Roma, është depozituar siç raporton faqja e Lega Serie A. Operacioni mes verdhekuqve dhe jeshilzinjve u mbyll në bazë të një huazimi deri në fund të sezonit. Udinese, duke pasur parasysh dështimin për të shitur Nehuen Perez te Napoli, në fakt u tërhoq nga negociatat. Mëngjesin e sotëm në Milano futbollisti shqiptar i lindur në vitin 2000 ka firmosur kontratën me Sassuolo. Një lajm që duhet të kënaqë mbi të gjithë teknikun e kombëtares së Shqipërisë Sylvinho, që ka tashmë 6 muaj për të parë lojtarin të marrë minuta e të bëhet i rëndësishëm në vigjilje të Euro 2024.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI