Flash

I pamundur qendrimi te Chelsea, Broja transferohet te Fulham: sulmuesi kërkon minuta po në Londër

Lapsi.al 1 February 2024
I pamundur qendrimi te Chelsea, Broja transferohet te Fulham: sulmuesi
E ardhmja te Chelsea ishte kompromentuar me dëmtimin e rëndë që e mbajti pothuaj një vit larg fushave të lojës. Armando Broja, sikur të mos mjaftonin problemet që kishte vetë, doli në fushë me një skuadër të shthurur që Pochettino e ka të vështirë ta mbledhë: Chelsea këtë sezon është tmerrësisht nën pritshmëritë. E atëherë, pas performancave nën ton, apo larg asaj që priste tekniku që shkodrani të jepte, vjen zyrtarizimi i transferimit të tij te Fulham. Broja ka pranuar kalimin te Fulham në vijimin e sezonit, duke mbetur gjithësesi në Londër, gjë që mund ta ndihmojë me ambjentimin. Pasi palët u përplasën gjatë për huazimin me pagesë apo jo, apo edhe për transferimin e plotë, me Blues që e ngritën larg pretendimin në 50 milionë paund, dy klubet u akorduan për huazimin me të drejtë blerje të Fulham. Lexo më tejVideo/ Bradley jep spektakël, Liverpool bën poker kundër Chelsea: Broja sheh shpartallimin nga pankina Që kur u kthye në fushë nga dëmtimi, Broja ka shënuar vetëm një gol në Premier League, edhe atë pikërisht ndaj Fulham. Në ndeshjen e 2 tetorit që Chelsea luajti në transfertë në derbi, sulmuesi shqiptar ishte titullar dhe në minutën e 19 e çoi rezultatin në 2-0. Armando ka shënuar vetëm një gol tjetër në këtë sezon, në ndeshjene e FA Cup ndaj Preston më 6 janar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI